17/06/2021 , 5:18

! Po lëvizte me makinë luksoze në mes të Hanoverit, shqiptari zihet me një tjetër dhe qëllohet për vdekje

Një shqiptar u qëllua për vdekje të enjten pasdite në qendër të qytetit të Hanoverit.

Mediat gjermane kanë publikuar detaje rreth krimit të rëndë, ndërsa emri i viktimës ende nuk bëhet i ditur.

Skenat e para duken si një film ‘gangsterash’ në Hanover, nga pamjet e publikuar nga mediat gjermane shikohet xhami i makinës “Porche” bërë copë ku brenda saj ndodhej shqiptari.
Autoritetet policore kanë raportuar se viktima është përfshirë një sherr me një tjetër person i cili ishte me një makinë “Merecdes Benz”, shkruan gazeta “Shqip”.

Shqiptari që u ekzekutua në Gjermani, nuk ishte i panjohur për policinë vendase. Mësohet se shqiptari ka qenë në paraburgim në vitin 2017, sepse ka qëlluar një burrë. Mediat gjermane shkruajnë se i ndjeri ishte i njohur për policinë pasi kishte qëlluar një 25-vjeçar.

Sipas dëshmitarëve, ata bën sherr me njëri-tjetrin dhe më pas ndodhi vrasja. Mendohet se një i burgosur doli nga “Benzi” iku në këmbë menjëherë pas ngjarjes. Një ndjekje e pasuksesshme nga policia deri në mbrëmjen.

Në mënyrë që të siguronte provat dhe të merrte në pyetje dëshmitarët, policia rrethoi vendin të ngjarjes. Policia aktualisht nuk ka njohuri për historikun e mosmarrëveshjes. Policia po heton një vrasje.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin