Kronike

Po mblidhte manaferra me prindërit, mbytet 6-vjeçari në…

Një 6-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në Fushë Arrëz.

I mituri ishte në afër rezervuarit të Iballës kur i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë brenda.

Policia është telefonuar rreth orës 21:25.

Familjarët kanë mundur ta nxjerrin nga uji dhe i kanë dhënë ndihmën e parë, por 6-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

I mituri i cili u mbyt në rezervuarin e fshatit Iballë, në Fushë-Arrëz, ka qenë duke mbledhur manaferra bashkë me prindërit kur ka rrëshkitur dhe humbi jetën.

Prindërit janë përpjekur ta shpëtojnë 10-vjeçarin me inicialet O.K., por nuk ia kanë dalë dot dhe fëmija ka humbur jetën.

TRENDING

Exit mobile version