Politike

‘Po na trajtoni si idiotë, na gënjyet se…’, Dyrnjaja “përplaset” me Bylykbashin

Analisti Denis Dyrnjaja debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit” me nënkryetarin e PD-së, Oerd Bylykbashi për denoncimin e vjedhjes së votave nga qeveria pas mbarimit të zgjedhjeve të 14 majit.

Dyrnaja u shpreh se PD-ja kishte dhënë garanci të plota se do të ruanin votat e shqiptarëve, ndërsa pas pasdites së 14 majit nisën denoncimet për qeverinë se kishte manipuluar rezultatin dhe deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe kjo, sipas tij, është bërë nga Berisha, që ka turp t’u thotë vartësve të vet se i ka humbur zgjedhjet.

Debati në emision:

Dyrnjaja: Duhet ta mirëkuptojmë z. Bylykbashi dhe të tjerët. Ky nuk është problemi i këtyre, i skalionit të dytë dhe të tretë në PD. Ky është makthi i Berishës për të pranuar të vërtetën.

Rakipi: Ky është nënkryetari i PD-së.

Dyrnjaja: Berisha ka turp t’u thotë këtyre të PD-së që i ka humbur zgjedhjet dhe i ka impostuar të gjithë në fushatën që zgjedhjet u vodhën. Ne nuk mund të shumëzojmë një rast që ju nxirrni atje me 100 mijë raste.

Bylykbashi: Ja keni PSD-në, valën e rritjes së saj.

Dyrnjaja: Sapo thatë tani se 1.2 milionë zgjedhësve iu ndryshua qendra e votimit.

Bylykbashi: Po, në mënyrë të paligjshme.

Dyrnjaja: Po ju nuk e zbuluat këtë më 14 maj.

Bylykbashi: E kemi thënë përpara.

Dyrnjaja: Po pse na gënjyet publikisht nga Sali Berisha se zgjedhjet janë të garantuara, s’ka shans të vidhen. Po na trajtoni si idiotë. Ishte Berisha këtu ku jeni ju dhe nuk e tha. Ore, ishim ne armiqtë e Berishës pse kërkonim garanci për zgjedhjet.

Bylykbashi: Në shkurt i kërkuam me urgjencë Celibashit që të rikthente çështjen e listave të zgjedhësve. Na premtoi se do të bëheshin në mars. Nuk u bënë. As në prill.

Dyrnjaja: Po juve heshtët, heshtët, heshtët, deri më 14 maj pasdite kur u njohët me rezultatin. Oerd është pozitë e vështirë e juaja, ju kuptoj.

TRENDING

Exit mobile version