Bota

“Po paguajmë një çmim të rëndë”, Netanyahu për konfliktin me Hamasin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se lufta në Gaza ka pasur një “çmim shumë të rëndë” për palën e tij.

Ushtria izraelite zbuloi se 14 ushtarë të tjerë janë vrarë në territorin palestinez që nga e premtja, duke e çuar totalin e viktimave nga ofensiva tokësore në 153.

E shtuna ishte një nga ditët më vdekjeprurëse, por Netanyahu theksoi se forcat e tij nuk kishin “zgjidhje tjetër” veçse të vazhdonin të luftonin.

Ndërkohë, ministria e shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, ka deklaruar se 166 persona të tjerë u vranë ditën e fundit.

 

 

Më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe rreth 54,000 janë plagosur në Gaza që nga 7 tetori sipas ministrisë.

TRENDING

Exit mobile version