Aktualitet

Po qëndronte në byrektore, 34-vjeçares i marrin 3 mijë euro dhe florinjtë

Një 34-vjeçareje, banuese në Itali ka kallëzuar në polici se në ambientet e jashtme të një byrektorje i kanë vjedhur çantën brenda së cilës kishte 3000 euro, disa aksesorë floriri dhe dokumente.

Policia thotë se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version