NTV
No Result
View All Result
28/02/2021 , 9:46
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
28/02/2021 , 9:46
NTV
No Result
View All Result
Home Politike

“Po vjen pranvera, do ta fshijmë të keqen”, Basha: Në 25 prill do të jetë fitorja e gjithë Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbritur sot në terren në njësinë nr.7 në kryeqytet, ku ka dëgjuar nga afër shqetësime të qytetarëve dhe bizneseve në këtë zonë.

by Ballhysa
23/02/2021 , 10:21
“Po vjen pranvera, do ta fshijmë të keqen”, Basha: Në 25 prill do të jetë fitorja e gjithë Shqipërisë
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët shprehën revoltën e tyre për situatën ku ndodhen dhe kërkuan nga kreu i opozitës që nesër në qeveri të ofrojë zgjidhje për të gjithë shqiptarët.

“Jetesa është bërë shumë e vështirë. Tatimet po, siguracionet… ç’është kjo siguracionet, ku kemi ne të paguajmë kaq shumë. Apo kemi punë kaq shumë! Në kohën e pandemisë ne kemi rënë shumë, shumë, shumë keq! Kemi rënë aq keq, sa me zor nxjerrim bukën e gojës. Qiraja po, dritat po në stratosferë. Po pse rriten dritat dhe uji o djalë? A ka populli, pensionisti? Ka mundësi me i pagujt? Kaq di me thënë, më shumë nuk di nëna. Kam dhe burrin invalid edhe rri 2 orë sa për të shkuar për të bërë bukë. Torturohemi gjithë ditën, shkurt muhabetit. I kam ngrënë dy gjoba. Sa hapa dyqanin, po pija kafe me shoqet, vjen njëri hapur e kisha kafen, harrova ta shkruaj atë të shkretë, për një raki më vunë 500 mijë lekë gjobë”, -thotë një zonjë që shet në një biznes.

“Kam punuar 35 vjet dhe tani s’mbaj dot veten time me 170 mijë lekë pension. Nuk mbaj dot veten time’, – thotë një pensionist.

“Inshallah të vini në pushtet se për zotin është një katastrofë. Të gjitha taksat, tarifat. S’ka, ja rrimë gjithë ditën kështu. Shohim, numërojmë rrugët, njerëzit ça vijnë e çfarë dalin”, – shprehet i revoltuar një qytetar tjetër.

Ndërkohëm Basha duke iu dhënë shpresë qytetarëve, shprehu bindjen e tij se po vjen pranvera. “Po vjen pranvera, do ta fshijmë të keqen”, tha ai.

Kryetari i PD, pasi i dëgjoi shqetësimet e tyre, tha se gjendja është e rëndë por qeveria e tij që do të dalë pas 25 prillit ka një plan që ndihmon biznesin, qytetarët dhe shpëton ekonominë nga rrënimi.

“Ka 8 vite që qeveria s’ka bërë asnjë gjë për këta njerëz, absolutisht asgjë. E del tani që po i vjen fundi e thotë edhe unë s’jam i kënaqur. Në fakt vetëm ai dhe një grusht njerëzish duhet të janë të kënaqur se kanë fituar miliona në kurriz të shqiptarëve.

Ne kemi dalë më një plan për të ndihmuar biznesin. Se po qe biznesi mirë do jenë gjithë njerëzit mirë, do jenë punonjësit mirë, do jenë familjet e tyre mirë, mirë do jenë të punësuarit. Ju që punoni me djersën e ballit dhe nuk keni parë një ditë të bardhë këto 8 vite, që jetoni me frikën dhe terrorin e shtetit, nesër do ta keni shtetin në krahun tuaj nuk do ta keni kundër siç e keni pas deri sot. Të jemi gjithë bashkë, që 25 prilli të jetë fitorja e të gjithëve, jo vetëm e imja, e të gjithë Shqipërisë.”, pohoi Basha.

Tags: kryesorelulzim basha

Related Posts

Intervistë ekskluzive me ish-drejtorin e SHISH-it: Ne e mbulonim edhe Kosovën, deri sa u themelua AKI-ja
Politike

Intervistë ekskluzive me ish-drejtorin e SHISH-it: Ne e mbulonim edhe Kosovën, deri sa u themelua AKI-ja

27/02/2021 , 22:00
Petrit Vasili konferencë për shtyp nga selia e LSI-së
Politike

Programi i LSI për sportin, Vasili: Investim dhe ligje të vërteta, të gjithë kanë nevojë për sport!

27/02/2021 , 14:37
“Dera nuk do iu hapet me ‘kafe’ e ‘zarfe’, por…”, Basha me përfaqësues të Energjisë së Rinovueshme
Politike

Basha pas takimit me prodhuesit e energjisë: Kërkesat e tyre ishin të qarta, pas 25 prillit qeveria do jetë aleate e tyre

27/02/2021 , 13:43

Recent Posts

  • Intervistë ekskluzive me ish-drejtorin e SHISH-it: Ne e mbulonim edhe Kosovën, deri sa u themelua AKI-ja
  • Rama u përgjigjet ndjekësve: S’ka turp më të madh se sa një parti që flet për biftek 1 mijë dollar për të ushqyer peshqit e saj!
  • Sërish shifra të larta/ Ministria e Shëndetësisë: 986 raste të reja dhe 19 humbje jetë në 24 orët e fundit
  • Durrës/ Përplasen dy automjete në Sukth, plagoset njëri prej shoferëve dhe tre pasagjerët
  • Programi i LSI për sportin, Vasili: Investim dhe ligje të vërteta, të gjithë kanë nevojë për sport!

Kategorite

  • Aktualitet (1,955)
  • Bota (1,946)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (237)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (123)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (301)
  • Kronike (730)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (656)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (119)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,344)
  • Politike (945)
  • Rajon (176)
  • REAGIM (122)
  • Shendeti (441)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (408)
  • Videonews (378)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!