Pinknews

Polemika mes gazetareve shqiptare: S’është arritje se hape këmbët e bërë një fëmijë. Sa idiotë e të paaftë ka me fëmijë

“Të ka parë Zoti, s’ta ka dhënë mundësinë të kesh fëmijë”. Kjo deklaratë e bërë në televizion nga gazetarja Ilnisa Agolli, në drejtim të aktores Egla Ceno, ka ngjallur shumë reagime në rrjet.

Një prej atyre që komentoi deklaratën skandaloze, ishte dhe gazetarja Dalina Buzi.

Dalina thotë se të sjellësh në jetë një fëmijë nuk është arritje, e për më tepër ka shumë nëna të papërgjegjshme atje jashtë.

“Për mua nuk ka sens që ti të mburresh për një gjë që nuk është ndonjë arritje e madhe sepse nuk është e jashtëzakonshme të kesh fëmijë. Nuk është arritje se hape këmbët dhe bëre fëmijë.

Arritje është ca zgjedhje bën në jetë, si ja del në kohë të vështira etj. Ç’janë këto shprehje ‘Të ka lënë Zoti kastile pa fëmijë’. Po sa idiotë e të paaftë ka me fëmijë.

Po kjo Ilnisa, 30 e ca vjeç, gazetare, mes Tiranës, ç’i ka këto lloj argumentash. E quan dhunti që ka fëmijë dhe atë tjetrën e ka lënë Zoti pa fëmijë.

Është shumë budallallëk! Të mburresh se hape këmbët dhe bëre fëmijë!”, tha Dalina.

TRENDING

Exit mobile version