Bota

Policët duhet të deklarojnë të dashurat dhe u ndalohet të shkojnë me prostituta/ Rregullat e reja

Rregullat e reja që do të hyjnë në fuqi për Policinë Metropolitane në Britaninë e Madhe, parashikojnë që oficerëve t’u ndalohet kontakti me punonjëset e seksit dhe që të deklarojnë të gjitha lidhjet e tyre të dashurisë. Përveç deklarimit për çdo marrëdhënie romantike, oficerët gjithashtu duhet të tregojnë burimin e çdo fitimi të papritur mbi 5,000 £ sipas udhëzimeve më të rrepta të lëshuara në prill, si pjesë e një përpjekjeje për të rivendosur besimin e publikut te Policia Metropolitane. Rregullat e reja hyjnë në fuqi pasi një sërë skandalesh ku janë përfshirë oficerë të ndryshëm, ku përfshihen vrasësi Wayne Couzens dhe përdhunuesi serial David Carrick, kanë tronditur opinionin publik. Një zëdhënës i policisë Metropolitane teksa foli për rregullat e reja tha: “Futja e tyre në fuqi është e rëndësishme nëse duam të sigurojmë që njerëzit e duhur të bashkohen me ne.  Por është po aq e rëndësishme që fuqia jonë punëtore ekzistuese të vazhdojë të përmbushë standardet dhe nivelet e larta të verifikimit që priten me të drejtë prej tyre gjatë gjithë karrierës”.

Kjo është hera e parë që shkuarja me punonjës seksi u ndalohet në mënyrë specifike agjentëve nga Scotland Yard, pasi më parë ka pasur vetëm “tërheqje veshi” në lidhje me incidente të ndryshme brenda forcës, sipas rregulloreve të përgjithshme.

TRENDING

Exit mobile version