Kronike

Policia e Shtetit: Arrestohen policë, biznesmen dhe prokurori i Kukësit

Policia e Shtetit ka zhvilluar aksion në disa qytete, ku janë arrestuar disa policë, biznesmen dhe prokurori i rrethit Kukës. Operacioni u shtri në disa qytete, mes tyre dhe Tirana dhe Shkodra. Ne pranga biznesmeni Pellumb Gjoka, ish-drejtori i operacionales Olti Bistri dhe drejtuesi i prokurorisë se Kukësit Xhevahir Lita

Në përditësim..

Nga megaopracioni i shtrirë në disa qytete nga Policia e Shtetit janë arrestuar biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri. Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit si dhe ka drejtuar Komisariatin Nr.2 në Tiranë. Në mesin e të arrestuar të operacionit të mëngjesit të së enjtes është dhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit Kukës Xhevahir Lita.

Ne perditesim

Policia e Shtetit ka zhvilluar një megaoperacion në disa qytete të vendit ku ka arrestuar policë, biznesmen dhe prokurorin e Kukësit. Gazetarja e NTV.AL bën me dije se operacioni u shtri në disa qytete, duke përfshirë Tiranën, Shkodrën e Kukësin. Në prangat e policisë së shtetit ka rënë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish drejtori i operacionales Olti Bisti dhe drejtesuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita. Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe mund të jenë edhe persona të tjerë të arrestuar.

Lajmi i përditësuar…👇

I arrestuari Pëllumb Gjoka

Ky është Pëllumb Gjoka, biznesmeni i arrestuar në saj të një megaoperacioni të policisë së shtetit. Së bashku me të ra në pranga efektivë e prokurorë.

Lajmi i perditesuar

Megaoperacioni i policisë së shtetit e i SPAK në Tiranë, Shkodër e Kukës, në pranga edhe Astmer Bilali i bandës së Bajrave

Policia ka arrestuar edhe Astmer Bilalin e bandës së Bajrave.

 

TRENDING

Exit mobile version