Connect with us

Aktualitet

Policia e Shtetit publikon bilnacin e operacioneve

Published

on

Policia e Shtetit, në një javë!

✅Angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në çdo skaj të vendit, për të parandaluar dhe luftuar krimin.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 563 shtetas, nga këta: 165 janë arrestuar, 374 janë proceduar penalisht dhe 24 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 36 persona në kërkim, nga të cilët: 31 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë zhvilluar 26 operacione policore, të koduara: “Tranzit 26”, “50 Dollars”, “Agents”, “Tranzit 27”, “Informaliteti” (2 raste), “Watches”, “Akciza”, “Check”, “Transportuesi”, “Gjimlik”, “Finish”, “Road Guard 29”, “Gjorica”, “Prevention”, “North forex 2”, “North forex 3”, “Transfer”, “Vjosa e pastër 3”, “Subvencioni”, “Perimetri”, “Danubi 7″, “Brothers”, “Next”, “Tjetërsimi i Lagunës” dhe “Green mail”.

•Operacioni “Green mail”/Tiranë – Trafikonte drogë nga Anglia në Shqipëri, nëpërmjet postës, në pranga autori dhe bashkëpunëtorja e tij. Sekuestrohen 2 pako më lëndë narkotike.

•Operacioni “Prevention”/Shkodër – Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm për konflikte pronësie mes dy familjarëve, u sekuestrua arma e zjarrit;

Gjithashtu, falë ndërhyrjes në kohë nga Policia u parandalua përshkallëzimi i një tjetër konflikti për motive pronësie, në Skrapar;

•Operacionet “North forex 2” dhe “North forex 3”/Shkodër – Në pranga 7 shtetas, të dyshuar si organizatorë të veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, në 2 subjekte call center.

• Ka vijuar edhe gjatë kësaj jave kontrolli i territorit, në të gjithë vendin, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit të territorit, në Lezhë, u evidentua dhe u shkatërrua një magazinë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike, si dhe u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

•Dibër/Falë veprimeve profesionale të Policisë u zbardh plagosja e rëndë e një shtetasi, me pasojë vdekjen e tij, e referuar fillimisht si ngjarje aksidentale.

•Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, fidanë dhe bimë kanabis, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, shuma të konsiderueshme parash, të përfituara nga veprimtaria kriminale, mallra kontrabandë, dylbi, radio marrëse-dhënëse, 7 automjete dhe 12 aparate celulare.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 5 armë zjarri, 6 armë të ftohta (thika) dhe municion luftarak.

•Janë goditur 10 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 54 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 18 raste të krimeve mjedisore, 2 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 48 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 30 raste.

•Janë evidentuar dhe goditur 2 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas.

Policia Rrugore/Monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinën inteligjente “Poliscan”, “Dronin edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 543 leje drejtimi, nga të cilat: 421 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 77 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur, dhe 45 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 67 drejtues mjetesh, nga këta: 24 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur, dhe 43 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

•Janë vendosur 17.269 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Angazhim e përkushtim për përballimin me sukes të fluksit shumë të lartë në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Gjithashtu, vijojnë kontrollet për mjetet lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve ndërkufitare.

•Gjatë kësaj jave janë kapur 7 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë goditur 10 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe 2 të tjerë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.

•Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe 1 rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të vijuar operacionet policore dhe bashkëpunimin me qytetarët, partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Aktualitet

Skandal/ Pronari tenton të godasë me thikë klientin

Published

on

By

Një tjetër ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në jug të vendit, ku pushuesit përveç çmimeve të larta vijojnë dhe përballen me arrogancën dhe dhunën e pronarëve të restoranteve dhe hoteleve.

 

Video që po shihni është xhiruar në një restorant ën Sarandë, ku klienti ka patur një përplasje me pronarin, i cili e ndjek në rrugë me thikë në dorë.

Ende pa kaluar dhimbja që përjetuam ditën e martë, ku skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase përplasi për vdekje në breg të detit 7-vjecaren Jonada Avdia, një tjetër ngjarje mund të ishte kthyer në tragjedi, siç është rasti i restorantit në Sarandë.

Kjo nuk është hera e para që shohim ngjarje kaq të shëmtuara, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest duke terrorizuar kielntët në lokalin e tij vetëm pse këta të fundit nuk iu pëlqeu as ushqimi por as çmimi abuzues në faturë.

Continue Reading

Aktualitet

‘Nuk ka kontroll’, pushuesit: Motorët lëvizin me shpejtësi

Published

on

By

Tragjedia e Potamit, ku një 7 vjeçare u godit me gomone e për pasojë humbi jetën ka shtuar frikën te qytetarët

Në Shëngjin pushuesit thonë se shteti duhet të marrë më shumë masa, që ngjarje të tilla mos të përsëriten.

“Është një frikë normale, ama për momentin këtu ku lahen kalamajtë nuk kanë ardhur shumë afër. Por kur ndjen shpejtësinë, ndjen frikë.”

“Ecin me shpejtësi të jashtëzakonshme, bëjnë spektakël.”

“Mirë nuk është po varet sa  tolerojnë këtu. Tash çfarë të bëjmë, jetojmë në Shqipëri.”

“Aman motorët po, kanë zhurmë, prishin dhe ajrin.”

Ka edhe nga ata që i kanë parë me kujdes dhe thonë se mjetet lundruese nuk I afrohen bregut.

“Një ditë është afruar më shumë po menjëherë ka ndërhyrë policia dhe e ka thir dhe i kanë marrë motorin.”

“Këtë herë më e siguruar. S’po na lejojnë me u zhyt, se duhet me u rujt.”

Ankohen edhe për mungesën e rojeve bregdetare.

“Këtu afër meje, nuk shof. I shof kubinat ku janë të vendosur aman nuk i kam pa. duhet normal, prandaj është i obliguar ai persona “

“Duhet me pas sepse ka njerëz qe nuk dinë not.”

“Nuk më ka thënë njeri që këta janë shpëtimtar.

“Nuk kam parë herët është hala. “

“Po duhet të ketë se ka fëmijë shumë.”

Prej 5 ditësh policia është duke kontrolluar të gjitha skafet dhe gomonet nëse disponojnë dokumentacion të rregullt dhe gjendjen e tyre teknik.

Gjithashtu janë vendosur edhe gjoba për ata që kanë shkelur rregullat./abcnews.al

Continue Reading

Aktualitet

Rritja e çmimeve/ BSH: Qeveria tjetër paketë suporti

Published

on

By

Qeveria duhet të mbështesë  me një tjetër paketë familjet me të ardhura të pakta për të kompensuar rritjen drastike të  çmimeve. Ky është rekomandimi i Bankës së Shqipërisë  në një kohë që në vend po regjistrohen çmime rekord të produkteve ushqimore.

Banka Qendrore thekson se rritja e inflacionit është një shqetësim serioz dhe në  pjesën e mbetur të vitit parashikohet që  të forcohet edhe më shumë.aktualisht  në vend nuk po zbatohet asnjë subvencion për pensionistët dhe familjet në nevojë pasi paketa e miratuar  nga qeveria ku pensionistët përfitonin 3 mijë lekë  ka përfunduar në muajin qershor.

“Rritja e inflacionit është padyshim një shqetësim serioz për familjet shqiptare, dhe sidomos për ato me të ardhura të pakta.Një paketë e dytë suporti do të ishte – natyrisht – e dëshirueshme për familjet shqiptare. Megjithatë, mundësia e aplikimit dhe formati i saj duhen akomoduar brenda kufizimeve të buxhetit, jo thjesht të vitit aktual por edhe atij të vitit të ardhshëm, për të mos dëmtuar qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike. Sa më sipër, i takon qeverisë shqiptare të bëjë analizat dhe të ndërmarrë masat e duhura, në interes të shpërndarjes sa më të drejtë të kostove të kësaj goditjeje dhe të rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit.”

Shtrenjtimi  i  çmimeve  në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë parashikohet të ndikojë edhe në ecurinë ekonomike në vend.

“Për nga vetë origjina e goditjes, nivelet e larta të inflacionit kanë një ndikim negativ mbi ritmin e rritjes ekonomike. Sikundër e kemi theksuar, rritja e shpejtë e inflacionit gjatë vitit 2022 ka ardhur si pasojë e rritjes drastike të çmimeve të ushqimeve, të produkteve energjitike dhe të lëndëve të para në tregjet botërore gjatë këtij viti. Shqipëria, si një importues neto i një pjese të madhe të këtyre produkteve, do të detyrohet të paguajë një faturë më të lartë importi, sidomos për ato produkte të cilët nuk kanë zëvendësues në ekonominë tonë. Kjo nënkupton edhe një nivel relativisht më të ulët shpenzimesh për mallrat dhe shërbimet e prodhuara në vend, gjithnjë në raport me situatën e mungesës së goditjes.”

  Në vlerësimet aktuale Banka e Shqipërisë  parashikon se rritja ekonomike për vitin aktual pritet të jetë rreth intervalit 3.5 – 4%. Më tej, për dy vitet e ardhshme, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rritje rreth nivelit 3%.

Continue Reading

Aktualitet

Dy të rinj ngacmuan gra të martuara, sherr me burrat

Published

on

By

Sërish trazira në Vlorë në këto ditë të nxehta të gushtit. Së fundmi një grup pushuesish janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, në “Vega Beach”,  ku ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte.

Shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.

Sherri ka shkuar aq keq sa është përdorur edhe forca fizike, me dy grupet respektive që kanë gjuajtur me grushte në drejtim të njëri-tjetrit.

Si pasojë e sherrit tre persona kanë përfunduar të gjakosur. Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për tu ardhur në ndihmë.

 

 

Njoftimi i policisë:

Sot, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në  konflikt.

Continue Reading

Aktualitet

EDICIONI I LAJMEVE DATA 06.08.2022

Published

on

By

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING