10/06/2021 , 11:53

Policia shton forcat në rrugë, 2 të arrestuar, 12 të proceduar dhe 460 të gjobitur

Policia e Tiranës është angazhuar me të gjitha burimet njerëzore dhe teknike, për aplikimin e formave të kontrollit për parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin e drejtuesve të mjetëve që shkelin rregullat e qarkullimit, apo atyre mjeteve që mund të përdoren për ngjarje të rënda kriminale.

Në fokusin e kontrolleve policore janë mjetet “target problematik”, si dhe shkeljet e verifikuara si shkak për aksidentet rrugore dhe ndikim në rritjen e pasojave që vijnë si rezultat i tyre.

Nga kontrollet e ushtruara përgjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar dy persona, janë proceduar penalisht 12 drejtues mjetesh, janë pezulluar 78 leje drejtimi, janë proceduar administrativisht 460 persona.

Masat e dhëna nga policia:

👉Është arrestuar në kushtet e flagrancës për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasi me iniciale B. T. 28, i cili drejtonte motomjetin pa vendosur targën në vendin e caktuar. Gjatë verifikimit ka rezultuar i papajisur me leje drejtimi dhe nga kontrolli fizik i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis.

Gjithashtu gjatë kontrolleve parandaluese është konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi A. F., 45 vjeç, i cili me qëllim shmangien e ndëshkimit për mosvendosjen e rripit të sigurisë i ka ofruar agjentit verifikues një kartmonedhë me prerje 1000 lekë të rinj.

👉Janë proceduar penalisht 12 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

👉Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat 54 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 9 për shkelje të tjera.

👉Janë proceduar administrativisht 182 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

👉 Janë proceduar administrativisht 146 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

👉 Janë proceduar administrativisht 24 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi në qendrat e banuara.

👉 Janë proceduar administrativisht 32 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre.

👉Janë proceduar administrativisht 76 drejtues mjetesh dhe pasagjerë, për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç.

👉Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 6 automjete me targa regjistrimi të shteteve të huaja apo me targa për qarkullim prove.

👉Gjithashtu janë vendosur edhe 876 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

#MbroJetenDrejtoMeKujdes📵

#Kujdes👮🏻♀MonitoronSjelljenTuaj📸

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

Related Posts

Kategorite

BIoscalin