Politike

Politika e ditës/ Berisha akuzon sërish ambasadoren Kim

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim se është e përfshirë në korrupsionin e agjentit të FBI-së në SHBA, McGonigal. Berisha thotë se Kim ka mbështetur financimet ruse të Bashës për të mbrojtur McGonigal.

“Kam një pyetje për zonjën Yuri Kim: A mund t’u shpjegosh shqiptarëve, në emër të kujt bëre gjithçka për të mbështetur, pas akuzave të qarta të qeverisë tënde, zyrtare, për financime ruse të Lulzim Bashës, bëre gjithçka për të mbështetur qëndrimin e tij në krye të PD.

A ka lidhje kjo përpjekje e juaj me përpjekjen e McGonigal, që njëra kompani ruse të mos fitojë licencën, por të fitojë kompania tjetër, po e Gazpromit.

Çfarë interesash mbronte zonja me mbështetjen e Lulzim Bashës për kryetar të PD?

Unë e ftoj Inspektorin e Përgjithshëm të hetojë qëndrimet e saj, të cilat nuk besoj kurrë se ligjet dhe se qeveria amerikane, mund të mbështeste siç mbështeti kjo me fanatizëm dhe verbëri për kryetar opozite një njeri, që raportet e inteligjencës e akuzonin për financim rus.

A duhet t’u kërkojë ajo ndjesë shqiptarëve?

Çfarë i konsideron shqiptarët zonja? Është mirë të flasë, ka stërfolur në të shkallë saqë krenohej se shpallej guvernatore, kurse tani hesht si fija e barit. E vërteta është se me heshtjen e saj flet më shumë se çdo deklaratë.”- thotë Berisha.

TRENDING

Exit mobile version