Kosova

Politikani serb: Vuçiç po përgatit një sulm tjetër në Kosovë

Ish-kandidati për president i Serbisë, Nikola Sanduloviç, ka pretenduar se presidenti aktual, Aleksandër Vuçiç, po përgatit një sulm tjetër terrorist në Kosovë si ai në Banjskë të Zveçanit.

Përgatitja e një sulmi tjetër, beson ai, është pasojë e neglizhencës që po tregon Bashkimi Evropian karshi sulmit terrorist të 24 shtatorit. Kjo mospërfillje, ka theksuar, ai po e inkurajon Vuçiç për të ndërmarrë hapa të tilla.

“Serbët janë në etapën e përgatitjeve për të shkaktuar një tjetër kaos” – ka potencuar Sanduloviç, duke shtuar se Vuçiçi nuk ka më hapësirë për manipulime, prandaj konfliktin e sheh si zgjidhje të vetme.

Sipas tij situata do të bëhet më e rrezikshme pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi, kur Vuçiç do të forcojë pushtetin e tij me shumicë absolute.

Më 24 shtator Kosova u ballafaqua me një agresion të realizuar nga një grup terroristësh që drejtohej nga Milan Radojçiç-in, ish-nënkryetari i Listës Serbe.

Grupi terrorist ishte i pajisur me armatime të sofistikuara ushtarake ndërsa kishin kaluar kufirin në mënyrë ilegale me qëllim aneksimin e Veriut, sipas autoriteteve kosovare.

TRENDING

Exit mobile version