Connect with us

Kosova

Politikë adoleshente në Kosovë, plani franko-gjerman i trukuar

KOSOVË– Sot gjatë ditës në portalin Euractiv është publikuar  një dokument që ky medium e ka quajtur plani franko gjerman. Një prej autoreve të këtij artikulli Alice Taylor që njihet si mbështetëse e Albin Kurtit, “draftin” ka vendosur ta publikojë pa pjesën e marrëveshjeve të Brukselit, respektivisht pa Asociacionin, i cili është pjesë e propozimit.  Ramush Haradinaj që e ka lexuar propozimin e Berlinit dhe Parisit në Zyrën e Kurtit  e ka konfirmuar se Asociacioni është aty dhe se Kosova nuk mund ti ikë këtij vendimi.

Ky portal pretendon se ka publikuar versionin e fundit të propozimit franko gjerman ndërsa thekson se mbetet e paqartë se cfarë ka pasur në versionet tjera.

Njëra nga autorët e tekstit Alice Taylor është mbështetëse e Kryeministrit që mund të shihet nga postimet e bëra në Twitter, ka vendosur që ta heq pjesën e Asociacionit nga drafti. Taylor kishte shkruar pro Kurtit në Twitter gjatë vitit 2021 kur Kurti për shkak të një vendimi i ishte ndaluar të garojë në zgjedhje.

 

"Plani franko-gjerman"/ Mediat në Kosovë:

Alic Taylor ne Twittr
"Plani franko-gjerman"/ Mediat në Kosovë:

Alic Taylor ne Twitter
"Plani franko-gjerman"/ Mediat në Kosovë:

euractiv

 

“Oh po, unë ende kam shpresa për Albin Kurtin”.

Perëndimi është duke i kërkuar Kosovës negociata për formimin e Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Këtë e përsëriti sonte edhe Ambasadori i SHBA’së Jeff Hovenier.

“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat [për qytetarët serbë në veri], që të zgjasë për dhjetë muaj afatin riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit” ka thënë diplomati amerikan.

Por, kreu i AAK’së Ramush Haradinaj ka konfirmuar se plani e përmban Asociacionin brenda tij.

Haradinaj thotë se “në kapitujt” e draftit të marrëveshjes së propozuar, përfshihen edhe të drejtat e minoriteteve, e këtu hyn formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ka po ashtu obligimin që të mos të pengojë në përspektivë e në anëtarësim, por i ka edhe ato që i dimë, pra, të drejtat e komuniteteve, si rasti i Asociacionit, i Kishës Serbe. Janë pjesë e marrëveshjeve, me kapituj”

Por, propozimi franko-gjerman, sipas publikimit të Euractiv, në formën e tij të tanishme dhe i paredaktuar, paraqet diçka shumë më ndryshe. Euractiv shkruan se nuk dihet se si është dukur teksti i versioneve të mëhershme të këtij propozimi.

Në vend të njohjes dhe afateve strikte, ky draft fokusohet në normalizimin e raporteve nga një perspektivë e përbashkët e të ardhmes evropiane, duke e pasur elementin më kritik shkëmbimin e misioneve të përhershme, të ngjashme me ambasada, por në një nivel më të ulët.

Përmbajtja e propozimit:

Neni 1

Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë raporte normale dhe të mira fqinjësore me njëra-tjetrën, bazuar në të drejtat e barabarta.

Neni 2

Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e tyre të përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në përputhje me MSA-në (Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit), të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin çfarëdo mosmarrëveshje mes tyre ekskluzivisht me mjetet paqësore dhe të  përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.

Neni 3

Ato riafirmojnë paprekshmërinë, tani dhe të ardhmen, të kufijve ekzistues mes tyre dhe zotohen për respektim të plotë të integritetit territorial të njëra-tjetres.

Neni 4

Kosova dhe Serbia vazhdojnë me pohimin se asnjë nga të dy palët nuk e përfaqëson tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe as nuk vepron në emër të tjetrës.

Neni 5

Kosova dhe Serbia duhet të promovojnë raporte paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe të kontribuojnë në siruginë rajonale dhe bashkëpunimin në Evropë.

Neni 6

Kosova dhe Serbia vazhdojnë me respektimin e reciproke të juridiksionit të secilës palë.

Kosova

24 deri 48 orë, çfarë plani ogurzi po paralajmëron Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha më 28 mars se Serbinë e presin “ditë të vështira” dhe se këtë e ka diskutuar edhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuel Gioffre, dhe me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it. Megjithatë, ai nuk ka specifikuar se për çfarë bëhet fjalë, duke thënë se për gjithçka do të flasë më shumë “në ditët në vijim”.

“Sot ose nesër, do merrni të gjitha përgjigjet. Situata është stabile dhe e sigurt, por a është e vështirë, është”, tha Vuçiq dhe shtoi se problemet politike me të cilat përballet Serbia “për fat të keq nuk do të largohen”.

Ai hodhi poshtë vlerësimet se Serbia po e braktis “rrugën evropiane” pas paralajmërimeve për largimin e mundshëm të saj nga Këshilli i Evropës, nëse kjo organizatë e pranon Kosovën.

Më 27 mars, Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyanis, në të cilin thuhet se Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kundërshton anëtarësimin e këtij vendi në organizatat ndërkombëtare dhe më 22 mars, Vuçiq njoftoi për mundësinë e tërheqjes së Serbisë nga Këshilli i Evropës në rast të pranimit të Kosovës.

Ai konfirmoi se kishte folur edhe me presidentin e Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik, por as për këtë nuk ka dashur të japë hollësi.

 

Continue Reading

Kosova

Eurodeputeti Mandle e quan pjekuri vendimin e Kurtit për…

Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha se votimi në Komitetin për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare, është shumë i rëndësishëm për anëtarësimin e plotë.

Pas përjashtimit të Rusisë për arsye të kuptueshme nga Këshilli i Evropës, sipas tij, është krijuar një atmosferë me e mirë për shtetet e Evropës, me frymë liberale që Kosova t’i bashkëngjitet KiE-së.

Mendli ka folur gjithashtu edhe lidhur me bisedimet, Asociacionin dhe angazhimet tjera për integrimin.

Ai tha se në Kosovë nuk mund të ketë Republika Srpska ashtu siç ekziston në Bosnjë e Hercegovinë, e nuk guxon të cënohet Kushtetuta e Kosovës as integriteti i Kosovës.

Ndërkohë ai e ka përshëndetur vendimin e qeverisë lidhur me pronat dhe manastirin e Deçanit.

“Mund ta komentoj pjekurinë e Kosovës për sa i përket vendimit të manastirit të Deçanit, kjo është shprehje që Kosova arrin të zgjidhë çështje edhe në kohë tensionesh”, tha Mandl.

 

Continue Reading

Kosova

Ideja e shkëmbimit të territoreve mund të ngrihet sërish, politologu paralajmëron

Boris Varga, politolog dhe gazetar serb, në një intervistë për agjencinë ukrainase të lajmeve, teksa komentoi rrjedhën e tensionuar të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, konsideroi se ideja e shkëmbimit të territoreve apo ripërcaktimit të kufijve mund të rikthehet sërish në agjendën e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve ekzistuese.

Ai kujtoi se presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, sugjeroi negocim mbi një parim të ri: këmbim territoresh ku të dyja palët do të rishikonin kufijtë e tyre përgjatë vijave etnike duke transferuar pjesën me shumicë serbe të veriut të Kosovës në Serbi në këmbim të një pjese me shumicë shqiptare në Serbi, drejt Kosoves, porse kjo ide nuk u mbështet nga Gjermania.

“Një ditë, çështja e shkëmbimit të territoreve mund të ngritet përsëri. Në vitin 2018 u hodh mbi tavolinë një ide joformale: u propozua që Serbia ta njohë Kosovën, por veriu i Kosovës do t’i kalonte Serbisë dhe Lugina e Preshevës do t’i bashkohej Kosovës. Mirëpo, në atë kohë, kjo ide nuk u mbështet nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, por edhe nga Rusia”- tha Varga.

Megjithatë, sipas tij presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fund e kuptoi se është më realiste që të krijonte “botën serbe” pa Kosovën. Varga shtoi se kjo ideologji shkatërruese serbe ndihet në të gjithë rajonin, por më shumë atje ku nacionalistët serbë kanë ndikim më të madh, posaçërisht në Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Serbia gradualisht do të pajtohet me zhvillimin e shtetësisë së Kosovës, por do të kërkojë më shumë ndikim në Republikën Sërpska që është pjesë e Bosnjë e Hercegovinës dhe në Malin e Zi, ndonëse kjo e fundit është anëtare e NATO-s”, potencoi Varga

 

Continue Reading

Kosova

Kosova anëtare e NATO-s, bashkë me Ukrainën, Vuçiç kërcënon

Shefi i delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Vladimir Gjukanoviç ka njoftuar se Serbia do të shqyrtojë pjesëmarrjen në Këshillin e Sigurimit të NATO-s nëse Kosova bëhet anëtare e asociuar e kësaj organizate, teksa vendimi i organizatës për këtë çështje do shpallet në fund të majit. Por ish shefi i delegacionit serb, Dragan Šormaz, beson se letrat nuk janë zgjidhje.

Në letër, Gjukanovic ka shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin e tij me lajmin se në mbledhjen e mbajtur së fundmi të Komitetit të Përhershëm të Asamblese Parlamentare të NATO-s në Talin, është konsideruar përmirësimi i statusit të Kuvendit të Kosovës – nga statusi i vëzhguesit, ne statusit e anëtarit të asociuar.

Ai ka theksuar se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe se ky vendim përbën precedent në kuadër të Këshillit të Sigurimit të NATO-s, por edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë shkel Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Serbia e kundërshton fuqishëm këtë vendim dhe shpreson që të mos konfirmohet në seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të NATO-s, ka shkruar Gjukanoviq dhe ka shtuar se pret garanci të forta se kjo çështje nuk do të futet në rendin e ditës të seancës së ardhshme.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, ka theksuar më herët se promovimi i Kosovës në NATO-s, në përvjetorin e bombardimit të ish Jugosllavisë, për të është tregues se Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare janë një “ekip koherent” dhe se komunitetit ndërkombëtar “i pëlqen ta bëjë këtë në data si kjo”. Ai po ashtu ka theksuar se e gjithë kjo po ndodh teksa “gjoja po zbatohen sanksionet ndaj Prishtinës”.

Continue Reading

Kosova

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit

Avokat Andrea Zotaj pjesë e Dhomës së Avokatisë, Gjirokastër, i ka shpëtuar mrekullisht një atentat i kryer në orët e mbrëmjes se djeshme në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër te fshatit Qesarat teksa avokat Zotaj, i shoqëruar nga nipi i tij, ishin duke shkuar në zonë me auto veturën e tyre.

Ndërsa u kishte zënë pritë Fatos Lamaj 36 vjeç nga fshati Ane Vjosë Njësia Administrative Qesarat Bashkia Memaliaj. Sipas avokatit Zotaj, Lamaj i kishte zënë pritë për t’a ekzekutuar, por fati ka qenë me avokatin i cili përmes një manovrimi të rrezikshëm të automjetit që drejtonte arriti t’i shmangej goditjeve të plumbave të shkrehura nga ana e agresorit Lamaj.

Avokati Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak te detyrës pasi 2 netë më parë agresori ishte kapur nga policia dhe ishte mbajtur 1 dite ne paraburgim duke e liruar më pas, për shkak të një konflikti me një të afërmin e tij.

Pasi kishte dalë nga paraburgimi, Lamaj rrëmbeu automatikun duke i zënë pritë avokatit. Pasi i ka shpëtuar ekzekutimit, avokati Zotaj ka denoncuar ne Stacionin Policor ngjarjen e me pas grupi hetimor ka shkuar ne vendngjarje ku ka gjetur gezhojat e shkrehura nga kallashnikovi e me pas ka bere te mundur arrestimin e agresorit Lamaj.

Lajm ne perditesim….

Continue Reading
Advertisement

TRENDING