Kosova
Politikë adoleshente në Kosovë, plani franko-gjerman i trukuar
KOSOVË– Sot gjatë ditës në portalin Euractiv është publikuar një dokument që ky medium e ka quajtur plani franko gjerman. Një prej autoreve të këtij artikulli Alice Taylor që njihet si mbështetëse e Albin Kurtit, “draftin” ka vendosur ta publikojë pa pjesën e marrëveshjeve të Brukselit, respektivisht pa Asociacionin, i cili është pjesë e propozimit. Ramush Haradinaj që e ka lexuar propozimin e Berlinit dhe Parisit në Zyrën e Kurtit e ka konfirmuar se Asociacioni është aty dhe se Kosova nuk mund ti ikë këtij vendimi.
Ky portal pretendon se ka publikuar versionin e fundit të propozimit franko gjerman ndërsa thekson se mbetet e paqartë se cfarë ka pasur në versionet tjera.
Njëra nga autorët e tekstit Alice Taylor është mbështetëse e Kryeministrit që mund të shihet nga postimet e bëra në Twitter, ka vendosur që ta heq pjesën e Asociacionit nga drafti. Taylor kishte shkruar pro Kurtit në Twitter gjatë vitit 2021 kur Kurti për shkak të një vendimi i ishte ndaluar të garojë në zgjedhje.
“Oh po, unë ende kam shpresa për Albin Kurtin”.
Perëndimi është duke i kërkuar Kosovës negociata për formimin e Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Këtë e përsëriti sonte edhe Ambasadori i SHBA’së Jeff Hovenier.
“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat [për qytetarët serbë në veri], që të zgjasë për dhjetë muaj afatin riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit” ka thënë diplomati amerikan.
Por, kreu i AAK’së Ramush Haradinaj ka konfirmuar se plani e përmban Asociacionin brenda tij.
Haradinaj thotë se “në kapitujt” e draftit të marrëveshjes së propozuar, përfshihen edhe të drejtat e minoriteteve, e këtu hyn formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Ka po ashtu obligimin që të mos të pengojë në përspektivë e në anëtarësim, por i ka edhe ato që i dimë, pra, të drejtat e komuniteteve, si rasti i Asociacionit, i Kishës Serbe. Janë pjesë e marrëveshjeve, me kapituj”
Por, propozimi franko-gjerman, sipas publikimit të Euractiv, në formën e tij të tanishme dhe i paredaktuar, paraqet diçka shumë më ndryshe. Euractiv shkruan se nuk dihet se si është dukur teksti i versioneve të mëhershme të këtij propozimi.
Në vend të njohjes dhe afateve strikte, ky draft fokusohet në normalizimin e raporteve nga një perspektivë e përbashkët e të ardhmes evropiane, duke e pasur elementin më kritik shkëmbimin e misioneve të përhershme, të ngjashme me ambasada, por në një nivel më të ulët.
Përmbajtja e propozimit:
Neni 1
Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë raporte normale dhe të mira fqinjësore me njëra-tjetrën, bazuar në të drejtat e barabarta.
Neni 2
Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e tyre të përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në përputhje me MSA-në (Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit), të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin çfarëdo mosmarrëveshje mes tyre ekskluzivisht me mjetet paqësore dhe të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.
Neni 3
Ato riafirmojnë paprekshmërinë, tani dhe të ardhmen, të kufijve ekzistues mes tyre dhe zotohen për respektim të plotë të integritetit territorial të njëra-tjetres.
Neni 4
Kosova dhe Serbia vazhdojnë me pohimin se asnjë nga të dy palët nuk e përfaqëson tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe as nuk vepron në emër të tjetrës.
Neni 5
Kosova dhe Serbia duhet të promovojnë raporte paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe të kontribuojnë në siruginë rajonale dhe bashkëpunimin në Evropë.
Neni 6
Kosova dhe Serbia vazhdojnë me respektimin e reciproke të juridiksionit të secilës palë.
Kosova
Naim Murseli ka marrë urdhër për të vrarë gruan? Trondit avokati, ja pista e hetimit
Avokati Tom Gashi nëpërmjet një lidhje skype për emisionin “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha në Top News ka folur mbi vrasjet e fundit të grave nga ana e bashkëshortëve të tyre në Kosovë.
Duke u ndalur specifikisht tek vrasja e Liridona Ademajt e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, ekzekutim që dyshohet se u planifikua nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, avokati tha se prokuroria po heton pistën që ky i fundit të ketë qenë nën presion për të kryer krimin e rëndë.
“Duke e ditur jetën që ka pasur, janë duke u hetuar edhe persona të tjerë. Indicet mund të jenë, mos ndoshta ky person mund të ketë qenë nën presion. Këto janë pista të hetimit që ka prokuroria. I vetmi organ që e bën hulumtimin, është prokuroria e shtetit”– tha avokati.
Lidhur me propozimet në Kosovë për ashpërsimin e Kodit Penal për krimet e vrasjes së bashkëshorteve në vend, Gashi u shpreh se e vetmja mënyrë për të parandaluar vrasje të tilla do të ishte vendosja e dënimit me vdekje.
“Shifra që është thënë është tepër shqetësuese sepse ka marrë vetëm rastet e bashkëshorteve nga burrat e tyre, gjë që është trishtuese, pavarësisht se po flasim për një periudhë kohore prej 25 vitesh. Besoj se është mentaliteti i tyre por besoj se njëra prej mënyrave për të parandaluar çdo vrasje, jo vetëm atë të bashkëshorteve, është ajo e shikimit të dënimit me vdekje”- shtoi Gashi.
Kosova
Ndalimi i qytetarëve kosovarë në Serbi/ Osmani iu lutet ndëkombëtarëve: Veproni shpejt
Krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë akuzuar Serbinë se ka ndaluar autobusë me udhëtarë kosovarë në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë të mërkurën, si shenjë hakmarrjeje pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.
Osmani u bëri thirrje partnerëve të veprojnë “shpejt”, ndërsa tha se përgjegjës për këtë është “vetëm një njeri: presidenti serb Aleksandar Vuçiç”.
“Serbia po u hakmerret qytetarëve kosovarë, një ditë pas votimit në PACE, duke i mbajtur peng shumë [qytetarë] në pikëkalime, duke i frikësuar, duke ua konfiskuar dokumentet dhe duke ua mohuar ushqimin”, shkroi ajo në rrjetin social X.
Më herët, kryeministri Kurti e cilësoi si “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut ndalimin e qindra qytetarëve të Kosovës nga autoritetet kufitare në Serbi.
Përmes një postimi në X,Kurti tha se qytetarët që kanë mbetur të bllokuar që nga mëngjesi në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë, “janë privuar nga ushqimi dhe ilaçet”.
“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, Serbia u kundërpërgjigj ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, më shumë se 300 qytetarë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar në mënyrë arbitrare në kufi, duke u privuar nga ushqimi dhe ilaçet. Shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, shkroi Kurti në X.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ajo e Punëve të Brendshme e Kosovës më herët gjatë 17 prillit u bënë thirrje qytetarëve që me “çdo kusht” të shmangin kalimin nëpër Serbi.
MPJD tha se autobusë të Kosovës, me udhëtarë nga Kosova, janë bllokuar në dy pikëkalime kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe në një pikëkalim kufitar me Hungarinë.
Kjo ministri tha se udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve.
“Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje”, u tha në njoftim.
Kjo ministri tha se këto veprime janë ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje ndaj votës në Këshillin e Evropës një ditë më parë, por po ashtu autoritetet serbe kishin paralajmëruar se do të arrestonin shtetas të Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 14 prill paralajmëroi se çdokush që shkel rendin kushtetues të Republikës së Serbisë “do të arrestohet dhe ndiqet penalisht”.
Ai i bëri këto deklarata teksa foli për arrestimin e Sreqko Sofronijeviqit nga autoritetet në Kosovë.
MPJD i është drejtuar faktorit ndërkombëtar për bllokimin e shtetasve të Kosovës në territorin serb, ndërkaq zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, po ashtu njoftoi se për situatën e ka njoftuar edhe ndërmjetësin evropian të dialogut, Mirosllav Lajçak.
“Kjo është përgjigja e Serbisë dhe hipokrizia karshi respektimit të të drejtave të njeriut nga një shtet që aktualisht është anëtar i Këshillit të Evropës. Veprime të tilla edhe një herë dëshmojnë rënien e demokracinë dhe politikën e tyre të vazhdueshme të agresionit”, shkroi Bislimi në X.Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte./REL
Kosova
Ndërkombëtarët presion Serbisë/ Lirohen 300 qytetarët kosovar që u mbajtën peng
Mbi 300 qytetarë të Kosovës që kishin mbetur të bllokuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, tashmë janë liruar.
Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri më tani kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë tutje.
Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim”.
Ky veprim i Serbisë nxiti reagime të shumta. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Kosova
Serbia BLLOKON qytetarët e Kosovës/ Opozita DËNON sjelljen e Vuçiç
Janë bërë mbi 12 orë që disa qytetarë të Kosovës ende janë duke pritur në pikë kalimin kufitar Serbi-Kroaci dhe Serbi-Hungari pasi autoritetet serbe nuk po i lejojnë që të vazhdojnë rrugën për në destinacionet e caktuara.
Për këtë ngjarje ka pasur shumë reagime nga institucionet vendore si dhe ato ndërkombëtare, por edhe partitë opozitare në vend e kanë dënuar sjelljen e Policisë së Serbisë në kufijtë e tyre
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka dënuar sjelljen e Policisë së Serbisë në kufirin Kroaci-Serbi e cila që nga dje, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke marrë pasaportat e tyre.
Ai këtë veprim të policisë serbe e ka quajtur provokim.
“Ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër njerëzve të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.
“Situata shëndetësore e fëmijëve dhe grave në këta autobusë është duke u përkeqësuar. Kjo çmenduri duhet të ndalet tani”, ka thënë Tahiri./ D.M
Kosova
Mesazhe HELMUESE, mediat për urrejten serbe për Kosovën dhe Srebrenicën
“Obsesioni tashmë jo i shëndetshëm i liderëve të Serbisë fqinje me Rezolutën për Srebrenicën, e cila do të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka arritur në një nivel patologjik ku Aleksander Vuçic dhe politikanë të tjerë nuk mund të shfaqen pa kritikuar Rezolutën” – keshtu shkruan portali i Sarajevës ‘Klix.’
“Mendoj se është me rëndësi vendimtare për popullin e Serbisë që ne të bëjmë punën tonë, të luftojmë, shanset tona nuk janë të mëdha, kemi fuqitë më dominuese perëndimore kundër nesh. Të gjithë janë sponsorë të asaj rezolute’- tha Vuçiç në një intervistë në Televizionin serb
“Por ne kemi marrë një qëndrimi zyrtar, se do të lobojnë dhe se do të luftojnë kunder asaj resolute” – ka theksuar presidenti serb.
Rezolutën për Srebrenicën e ka komentuar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë dhe bashkëpunëtor i parë i Sllobodan Milloshevicit, Ivica Daçiç.
“Unë mendoj se është duke u hapur kutia e pandorës për të gjitha llojet e rezolutave. Është ironike dhe cinike që gjermanët dhe turqit po bashkësponsorizojnë një rezolutë për gjenocidin. Çfarë mund të thonë qytetarët e vendit tonë kur ne ishim dëshmitarë dhe viktima të gjenocidit që na bënë gjithë këto vite” – ka deklaruar Dacic dhe përmendi edhe Namibinë dhe krimet e Gjermanisë gjatë kolonializmit.
“Daçiq sërish e ka mohuar gjenocidin, me argumente që janë kontestuar prej kohësh”- ka theksuar ‘Klix”.
-
Pinknews6 hours ago
“Ju q*fsha familjen”/ Meriton Mjekiqi shpërthen në sharje brenda Big Brother VIP
-
Kosova4 hours ago
Naim Murseli ka marrë urdhër për të vrarë gruan? Trondit avokati, ja pista e hetimit
-
Aktualitet4 hours ago
“E filmova me gotë…”/ Videoskandali seksual me Safet Gjicin, ç’deklaronte Alma Kaçi: Ja kush ma kërkoi
-
Kosova8 hours ago
Serbia BLLOKON qytetarët e Kosovës/ Opozita DËNON sjelljen e Vuçiç
-
Bota6 hours ago
Çfarë fshihet pas reshjeve të mëdha në Dubai?
-
Horoskopi17 hours ago
Këshillohet që të jeni shumë të kujdesshëm me mënyrën se si do të…
-
Bota5 hours ago
“Izraeli ka vendosur të hakmerret”/ Vjen paralajmërim i fortë nga Britania
-
Bota5 hours ago
Netanyahu injoron thirrjet e perëndimit: Izraeli mbrohet vetë