Connect with us

Kosova

Politikë adoleshente në Kosovë, plani franko-gjerman i trukuar

KOSOVË– Sot gjatë ditës në portalin Euractiv është publikuar  një dokument që ky medium e ka quajtur plani franko gjerman. Një prej autoreve të këtij artikulli Alice Taylor që njihet si mbështetëse e Albin Kurtit, “draftin” ka vendosur ta publikojë pa pjesën e marrëveshjeve të Brukselit, respektivisht pa Asociacionin, i cili është pjesë e propozimit.  Ramush Haradinaj që e ka lexuar propozimin e Berlinit dhe Parisit në Zyrën e Kurtit  e ka konfirmuar se Asociacioni është aty dhe se Kosova nuk mund ti ikë këtij vendimi.

Ky portal pretendon se ka publikuar versionin e fundit të propozimit franko gjerman ndërsa thekson se mbetet e paqartë se cfarë ka pasur në versionet tjera.

Njëra nga autorët e tekstit Alice Taylor është mbështetëse e Kryeministrit që mund të shihet nga postimet e bëra në Twitter, ka vendosur që ta heq pjesën e Asociacionit nga drafti. Taylor kishte shkruar pro Kurtit në Twitter gjatë vitit 2021 kur Kurti për shkak të një vendimi i ishte ndaluar të garojë në zgjedhje.

 

"Plani franko-gjerman"/ Mediat në Kosovë:

Alic Taylor ne Twittr
"Plani franko-gjerman"/ Mediat në Kosovë:

Alic Taylor ne Twitter
"Plani franko-gjerman"/ Mediat në Kosovë:

euractiv

 

“Oh po, unë ende kam shpresa për Albin Kurtin”.

Perëndimi është duke i kërkuar Kosovës negociata për formimin e Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Këtë e përsëriti sonte edhe Ambasadori i SHBA’së Jeff Hovenier.

“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat [për qytetarët serbë në veri], që të zgjasë për dhjetë muaj afatin riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit” ka thënë diplomati amerikan.

Por, kreu i AAK’së Ramush Haradinaj ka konfirmuar se plani e përmban Asociacionin brenda tij.

Haradinaj thotë se “në kapitujt” e draftit të marrëveshjes së propozuar, përfshihen edhe të drejtat e minoriteteve, e këtu hyn formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ka po ashtu obligimin që të mos të pengojë në përspektivë e në anëtarësim, por i ka edhe ato që i dimë, pra, të drejtat e komuniteteve, si rasti i Asociacionit, i Kishës Serbe. Janë pjesë e marrëveshjeve, me kapituj”

Por, propozimi franko-gjerman, sipas publikimit të Euractiv, në formën e tij të tanishme dhe i paredaktuar, paraqet diçka shumë më ndryshe. Euractiv shkruan se nuk dihet se si është dukur teksti i versioneve të mëhershme të këtij propozimi.

Në vend të njohjes dhe afateve strikte, ky draft fokusohet në normalizimin e raporteve nga një perspektivë e përbashkët e të ardhmes evropiane, duke e pasur elementin më kritik shkëmbimin e misioneve të përhershme, të ngjashme me ambasada, por në një nivel më të ulët.

Përmbajtja e propozimit:

Neni 1

Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë raporte normale dhe të mira fqinjësore me njëra-tjetrën, bazuar në të drejtat e barabarta.

Neni 2

Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e tyre të përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në përputhje me MSA-në (Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit), të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin çfarëdo mosmarrëveshje mes tyre ekskluzivisht me mjetet paqësore dhe të  përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.

Neni 3

Ato riafirmojnë paprekshmërinë, tani dhe të ardhmen, të kufijve ekzistues mes tyre dhe zotohen për respektim të plotë të integritetit territorial të njëra-tjetres.

Neni 4

Kosova dhe Serbia vazhdojnë me pohimin se asnjë nga të dy palët nuk e përfaqëson tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe as nuk vepron në emër të tjetrës.

Neni 5

Kosova dhe Serbia duhet të promovojnë raporte paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe të kontribuojnë në siruginë rajonale dhe bashkëpunimin në Evropë.

Neni 6

Kosova dhe Serbia vazhdojnë me respektimin e reciproke të juridiksionit të secilës palë.

Kosova

Dhuna seksuale gjatë luftës/ Osmani-Vuçiç-it: Jam me Vasifijen, 16 vjeç u dhunua nga Millosheviçi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e shoqëruar nga e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka thënë se kjo e fundit ka qenë vetëm 16 vjeçare kur ishte dhunuar nga forcat paramilitare serbe.

“Sot jam bashkë me Vasifije Krasniqin-Goodman. Ajo ka qenë vetëm 16 vjeçe kur është dhunuar, jo një herë, por dy herë nga forcat policore të Millosheviçit. Ushtria serbe ka zgjedhur një prej mjeteve më të këqija të luftës, që është dhuna. Më shumë do të heqësh nëse vazhdon të jetosh i kanë thënë asaj, pasi i ka lutur që ta vrasin”, tha Osmani.

“Vasfija nuk ka ngecur, por ka vazhduar me jetën e saj për të ngritur vetëdisimin për faza globale për dhunimet seksuale në lufta. Sot ajo punon ngushtë me partnerë në Ukrainë, në lindjen e mesme dhe në vendet në kontinentin Afrikan duke ndarë përvojën e saj për të mbështetur të mbijetuarat e dhunës”.

Osmani: Autorët e sulmit terrorist në Banjë sillen lirshëm në Serbi dhe marrin kontrata të mëdha nga Vuçiçi

Gjatë fjalimit të saj, Osmani ka potencuar se akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për “dëbimin e serbëve” nga Kosova janë të pavërteta.

“Akuzat e Serbisë për persekutim të serbëve janë të rrejshme dhe të pa baza. Serbëve të Kosovës iu mbrohen të drejtat e tyre. Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës sigurojnë që gjuha serbe njihet dhe përdoret si gjuhë zyrtare në gjithë Kosovën. Nuk ka pasur asnjë sulm me ndonjë motiv etnik”, tha Osmani.

Ajo ka shtuar se shteti serb është përgjegjës për sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, por autorët e sulmit janë të lirë në Beograd.

“Edhe pas 25 viteve kur NATO përfundoj fushatën gjenocidale të Millosheviçit, përpjekjet për de-stabilizim nga Serbia janë në vazhdim e sipër dhe aktive. Fillimisht me kidnapimin e tre policëve, sulmet ndaj gazetarëve, sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it të cilët kanë pësuar lëndime të rënda dhe sulmit terrorist që ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar. Autorët e sulmit terrorist sillen lirshëm në Serbi dhe vazhdojnë të marrin kontrata të mëdha nga Vuçiçi”, shtoi./albanianpost

Continue Reading

Kosova

‘Dëshironin popull të thyer’/ Osmani në OKB: Vuçiç dhe Millosheviçi gjetën Kosovën të palëkundur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB ka thënë se më shumë se 1600 persona nga Kosova janë ende të zhdukur me forcë në varrezat masive në Serbi. Ani pse, siç tha ajo në Këshill të Sigurimit, është arritur marrëveshje në Bruksel për hapjen e arkivave, presidenti serb po vazhdon ta refuzojë atë.

Ajo ka përmendur edhe Fahrije Hotin, e mbijetuara e Krushës e cila po e shoqëron presidenten Osmani në OKB, e për të cilën tha se ajo nuk u dorëzuar kurrë, dhe se pikëllimin e ktheu në veprim.

Osmani tha se ajo që Millosheviqi dhe ministri i tij i propagandës, Aleksandar Vuçiq donin ishte një popull i trembur dhe i thyer, por ajo që gjetën, presidentja tha se ishte një popull i palëkundur.

Osmani tha se Kosova do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse anëtarve të Kombeve të Bashkuara, që zgjodhën të jenë në anën e viktimës së një regjimi gjenocidal.

“Historia jonë nuk ka mbaruar dhe shumë nga potenciali ynë ende nuk është përmbushur – por e ardhmja jonë është e ndritshme dhe kam besim se një ditë do t’ju bashkohemi në këtë tryezë, pjesë e familjes së kombeve që sot përbëjnë Kombet e Bashkuara”, tha mes tjerash Osmani në Këshill të Sigurimit të OKB-së.

Pjesë nga fjalimi i presidentes:

Jam e përulur që sot më bashkohet edhe Fahrije Hoti. Në Krushë, ku Fahrije jeton edhe sot e kësaj dite, pothuajse të gjithë burrat u vranë pa mëshirë, disa ende mbetën të zhdukur me forcë, përfshirë burrin e Fahrijes. Në përgjithësi, më shumë se 1600 persona nga e gjithë Kosova janë ende të zhdukur me forcë në varrezat masive në Serbi. Pavarësisht se ka rënë dakord për hapjen e arkivave përmes një marrëveshjeje të arritur në Bruksel, Vuçiq vazhdimisht refuzon ta zbatojë atë. Zhdukja me forcë e qytetarëve tanë, shumë prej të cilëve ishin fëmijë, përfaqëson një nga krimet më monstruoze të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Ne kërkojmë edhe një herë kthimin e tyre dhe vazhdojmë të punojmë me vendosmëri për të ndjekur drejtësinë.

Ky kërkim nuk ka të bëjë thjesht me gjetjen e përgjigjeve; ka të bëjë me afirmimin e përkushtimit tonë ndaj dinjitetit njerëzor, për të siguruar që mizori të tilla të mos përsëriten kurrë.
Pavarësisht se u përball me humbje të paimagjinueshme, Fahrije nuk u dorëzua kurrë. Ajo e shndërroi pikëllimin e saj në veprim, ndërsa dhimbjen e ktheu në vendosmëri të palëkundur.

Sot, ahrije drejton Kooperativa Krusha, një biznes që jo vetëm ringjalli ekonominë e fshatit të saj, por u bë një central elektrik për produktet e saj të njohura në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu. Më e rëndësishmja, ajo u bë simbol i shpresës dhe fuqizimit për gratë, në Krushën e saj, në Kosovë dhe në mbarë botën gjithashtu.

Ajo që Millosheviçi dhe ministri i tij i propagandës Vuçiq donin ishte një popull i trembur dhe i thyer, ajo që ata fituan është një popull që është elastik, i dhembshur dhe i palëkundur në ambicien e tyre për ta bërë ‘Kurrë më’ realitet dhe jo thjesht një slogan, duke vënë në qendër të vëmendjes kërkimin për drejtësi.

Ajo që ata morën është një popull që nuk kërkon kurrë hakmarrje, por kurrë nuk do të heqë dorë nga drejtësia.

25 vjet më parë, kombet në mbarë botën duhej të bënin një zgjedhje midis një regjimi gjenocidal nga njëra anë dhe viktimës së atij regjimi nga ana tjetër. Populli i Kosovës do të mbetet përgjithmonë mirënjohës që zgjodhët njerëzimin në vend të represionit. Ju zgjodhët anën e duhur të historisë, jo më pak sepse donit të siguroheni që të mos bëhet shumë vonë. Në të njëjtën mënyrë si u bë shumë vonë në Srebrenicë. Mbi 8000 burra dhe djem, të vrarë pa mëshirë me qëllimin e vetëm për t’i shfarosur. Gjenocid në zemër të Evropës.

Ne mund të mos jemi ende anëtare të Kombeve të Bashkuara, por ne mbështesim me gjithë zemër Rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës. Mbrojtja e së vërtetës, luftimi i revizionizmit historik dhe refuzimi i mohimit të gjenocidit është e vetmja rrugë drejt paqes dhe pajtimit afatgjatë. Përderisa botës iu deshën fatkeqësisht 29 vjet për të rënë dakord për një ditë përkujtimore të gjenocidit të Srebrenicës dhe shumë nga nënat e Srebrenicës nuk kanë jetuar për t’ju parë ndërsa ju votoni më 2 maj, është shpresa e grave që qëndrojnë me mua sot dhe shpresa të popullit të Kosovës që kaloi tmerret e regjimit të Millosheviqit që do ta përjetojmë ditën kur të gjithë do të pranoni të luftoni për drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë.

Ju siguroj të gjithëve se në Republikën e lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike të Kosovës dhe në popullin e saj do të gjeni gjithmonë një partner dhe një aleat që nuk e merr për të mirëqenë lirinë dhe paqen e saj. Historia jonë nuk ka mbaruar dhe shumë nga potenciali ynë ende nuk është përmbushur – por e ardhmja jonë është e ndritshme dhe kam besim se një ditë do t’ju bashkohemi në këtë tryezë, pjesë e familjes së kombeve që sot përbëjnë Kombet e Bashkuara . Ndërsa ne bëjmë hapa të mëdhenj përpara, asnjë përpjekje e vetme e Serbisë për të mohuar krimet e luftës ose për të rishikuar historinë nuk do të jetë kurrë e suksesshme për sa kohë që ne kemi ende një zë.

Continue Reading

Kosova

Seanca për Kosovën në OKB/ Vuçiç dhe Rusia ankohen për delegacionin e Vjosa Osmanit

Pas shkëmbimit të deklaratave mes Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ky i fundit është ankuar te drejtuesja e seancës në Këshillin e Sigurimit të OKB se Osmani ka sjellë në sallë “njerëz që nuk e kanë vendin aty”.

Vuçiç iu referua 4 grave që ndodheshin pas Presidentes së Kosovës, të cilat ajo i përmendi si viktima të akteve barbare në luftën e më shumë se dy dekadave më parë gjatë ligjërimit të saj.

Sipas tij Osmani nuk tha asnjë fjalë për raportin e UNMIK dhe zhvillimet e 6 muajve të fundit mes vendeve.

Qëndrimit të Vuçiç iu bashkua edhe delegacioni i Rusisë, me përfaqësuesin Vasily Nebenzya, i cili u shpreh se Osmani është ftuar në seancën e Këshillit të Sigurimit si një person privat, ndaj ajo nuk mund të sjellë një delegacion.

Osmani u kundërpërgjigj duke thënë se zonjat pas saj janë pjesë të kabinetit të saj qeveritar dhe janë nën cilësinë e këshilltareve të saj.

Megjithatë përfaqësuesi rus insistoi se Osmani “mund të besojë se ka një kabinet apo ministra”, duke iu referuar faktit se Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa theksoi sërish se kryetarja e shtetit të Kosovës është ftuar në cilësinë e një personi privat.

Pjesë nga debati:

Vuçiç: Ka diçka që ka ndodhur për herë të parë në këtë vend. Ke sjellë njerëz që nuk e kanë vendin këtu në sallën diplomatike. Është një lloj teatri politik dhe kurthi për delegacionin serb. U fokusova te raporti i shefes së UNMIK. Ajo që kemi dëgjuar deri tani, ishte një si proces gjyqësor për luftën ndaj serbëve për diçka që ndodh para 25 viteve. Asnjë fjalë për raportin, për 6 muajt e fundit. Pse nuk na informuat se kush do të ishte në çdo delegacion. A besoni vërtet se nuk ka pasur gra të përdhunuara serbë në Kosovë në atë periudhë. Do ua tregoj, por është një person që nuk mund ta sillja këtu sot. Kjo grua në foto u përdhunua disa herë dhe u masakrua, por nuk ishte tema e takimit të sotëm. Herën tjetër na informoni, se disa qytetare që do jenë pjesë e seancës, do të fajësojnë disa nga ana tjetër.

Vasily Nebenzya: Zonja Osmani është kthyer te njerëzit pas saj duke u thënë se janë persona të delegacionit të saj, por ajo është ftuar si person privat. Kjo nuk do të thotë se duhet të ketë një delegacion pas saj. Edhe nëse protokolli e lejon, ata duhet të ulen pas saj atje tej.

Osmani: Kam të drejtën të përgjigjem ndaj propagandës së Vuçiç, por për problemin procedural dua të informoj anëtarët, 4 gratë pas meje janë pjesëtare të kabinetit tim, ato janë në rol këshillimor këtu. Ato janë në këtë cilësim, këtu, si pjesë e kabinetit tim.

Vasily Nebenzya: Zonja presidente, zonja Osmani mund të besojë se ka një kabinet, ministra, etj, por në pikëpamjen tonë, nëse ajo beson se ka një kabinet, ajo është ftuar si një person privat këtu.

Continue Reading

Kosova

Osmani nxjerr ‘bllof’ Vuçiçin në OKB: Pretendimet për spastrim etnik, të pabaza

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar në sallën e Këshillit të Sigurimit të OKB se Serbia duhet të jetë përgjegjëse për krimet e kryera gjatë luftës.

Ajo u shpreh se Kosova është një avokate e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut, ndërsa iu përgjigj edhe pretendimeve të presidentit serb Vuçiç.

Osmani nënvizoi se pretendimet serbe për spastrim etnik dhe persekutim të serbëve të Kosovës janë të pavërteta, të pabaza dhe të frymëzuara politikisht nga Beogradi.

“Ndërhyrja e NATO-s së bashku me dëshirën e njerëzve për liri solli një kthesë historike në historinë jo vetëm tonën, por të njerëzimit. Ajo ndërhyrje ishte për të mbrojtur shenjtërinë e jetës njerëzore. Nënvizoi se kur një prej nesh kërcënohet nga tirania është një kërcënim për të gjithë.

 

 

25 vite më vonë, Kosova shkëlqen si një sukses dhe avokate e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut. Ne jemi vendi me pro BE dhe SHBA në rajon. E kuptojmë se të ulemi në një tryezë me aleatët tanë do të thotë të përfshiheni në vendosjen e paqes në rajonin tonë.

Kosova është kthyer në një partner ndërkombëtar të vlefshëm dhe nuk jemi vetëm një palë marrëse, por kemi mundur të japim kontributin tonë për të mirën. Kjo është Kosova për të cilën punojmë çdo ditë.

Më lejoni ta sqaroj, pretendimet e Serbisë për spastrim etnik dhe persekutim të serbëve në Kosovë janë false, të pabazuara dhe me baza politike. Institucionet e Kosovës jo vetëm mbrojnë të drejtat  e komunitetit serb të Kosovës, por promovojnë një shoqëri gjithëpërfshirëse ku të gjithë mund të përfshihen. Rreth 500 mijë serbë janë larguar nga Serbia në vitet e fundit sipas Eurostat gjatë regjimit të Vuçiç, kjo duhet të shfaqë se nga kush po largohen serbët në të vërtetë”, u shpreh Osmani.

Continue Reading

Kosova

Nis seanca e KS të OKB-së ku do të përballen Osmani dhe Vuçiç

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila ka nisur në New York. Atje është edhe presidenti serb, Aleaksandar Vuçiq.

Osmani dhe Vuçiq do të ballafaqohen në këtë seancë, ndërsa Presidenca ka njoftuar se shefja e shtetit të Kosovës “pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën”. Ajo, u tha se do të flasë edhe “për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”

OKB-ja do ta shqyrtojë raportin e rregullt gjashtëmuor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.

Në një raport të publikuar në web-faqen e OKB-së, i cili duhet të shqyrtohet nesër në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guterres përmendi se pavarësisht disa përparimeve në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e BE-së, tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë rritur dhe se situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING