Politike

Porti i Durrësit/ Bardhi hedh akuza të forta: Po pastrohen paratë e krimit

Gazmend Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka dal paraditen e sotme pas mbledhjes së deputetëve të opozitës në kuvend. Bardhi ndryshe nga Berisha theksoi insistimin që deputetët do të bëjnë për ngritjen e Komisioneve Hetimor.

Ai e quajti Edi Ramën frikacak në lidhje me mos lejimin e komisioneve. Nga ana tjetër ajo që ra më shumë ishte se opozita do të fokusohet tek përgatitja e një padie në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me aferat në Portin e Durrësit.

“Mbledhja është tani rutinë e opozitës. Për të dal tek çështje konkrete,unë ju them se javën e kaluare kam informuar ndalimin që po i bëhet opozitës për t’i kërkuar llogari mazhorancës, për ngritjen e Komisioneve Hetimor, Komisionin TIMS dhe Komisionin e sterilizimit. Ne e dimë që Edi Rama, po bën çdo përpjekje për të mbrojtur grupin kriminal dhe gjithashtu e dime, që nuk është në interes të Ramës  të hetojë ata që kanë rrjedhur të dhënat. Nuk është përfshirë as për ta bërë funksional Reformën Zgjedhore dhe ata po bëjnë bllokimin e reformës zgjedhore. Dhe çështja e tretë, që u diskutua për informacionet dhe aferën e portit të Durrësit. Grupe krimnale janë përfshirë në këtë projekt. Do ta dërgojmë ligjin në gjykatën kushtetuese dhe të cojmë perpara drejtësisë ata që duan të pastrojnë paratë e krimit në një projekt që e ka votuar parlamenin.”-tha Bardhi.

TRENDING

Exit mobile version