Politike

Porti i Durrësit/ Salianji akuza qeverisë: Miliona euro tek oligarkët

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në fjalën e tij në Kuvend, deklaroi se miliona euro dërgohen në xhepat e oligarkëve nga kontrabanda e naftës.

Ai ka shtuar se sa i përket ndërtimeve pa leje, barazia para ligjit nuk ekziston.

“Miliona euro të shpërdoruara vetëm për llogari të Partisë Socialiste që tani po kthehen në miliarda të një qeveria që vjedh shqiptarët. Shikoni si protestuan sot qytetarët e Bërxullës për një projekt 1.3 miliardë euro që po u merr shtëpitë. Shikoni qa po bëhet me rrugët. Do ti zhvasni shqiptarët miliarda euro për t’ua dhënë oligarkëve. Rruga e Arbrit, 20 milion euro të tjera i jepni koncensionarit. Të njëtën gjë po bëni me rrugë Qukës-Qafë Pllocë. Këtë e bëni para fushatës elektorale. Shikoni ça bëhet me Portin e Durrësit, ia vodhët detin qytetarëve për të pastruara paratë tuaja në këtë projekt. Fitoni me portin e Duirrësit dhe e çoni Portin e Durrësit në Porto Romano afër oligarkëve. Këto janë operacione mafioze për të përqëndruau të gjithë në duart e 5 njerëzve. Kushdo që ju del kundër mendoni se është armik, mendoni se keni prekur qiellin me dorë. Ashtui si në Divjakë do të ju hedhin shqiptarët në koshin e plehrave. Me emër do t’i them. A është ok koha se më duket mbaroi shpejt. Prandaj rriten taksat, rritet energjia, jo vetëm si një mënyrë për të vjelë para por dhe si një mënyrë për të largua shqiptarët. Vendosni injorantët në drejtim të institucione, kjo e bën të pamundur jetësen për qytetarët që investojnë në shkollim dhe bëjnë punë të ndershme. Ulet çmimi i naftës në bursë këtu nuk mblidhet bordi i oligarkëve. Tre anije për një muaj me evazion 13 milion dollarë që vijnë nga një vend me embargo si Libia nuk ka asnjë të dënuar. Trafikimin nuk e bëjnë ata që marrin naftën me bidon, e bëjnë këta. Lekët s’shkojnë në xhepat e qytetarëve. Dhe me ndërtimet e njëjta gjë, barazia para ligjit nuk ekziston. Pas Lakos dhe një poete dënohet për riparet e shtëpisë nga tërmeti. Shikoni kullat pa leje. Si ka mundësi që dhjetëra pallate pa leje e kanë kthyer Tiranën në lavatriçen e parave të paligjshme”, tha ai.

TRENDING

Exit mobile version