Sport

Portieri i Besiktas shpërthen ndaj ‘Air Albania’: Fusha më e keqe

Besiktasi fitoi 0-2 me Tiranën për ndeshjen e kthimit në Conference League, duke kaluar në turin e tretë të këtij kompeticioni. Në “Air Albania” vendosën golat e Amartey dhe Aboubakar në pjesën e dytë, teksa miqtë nga Turqia u ankuan për fushën e keqe të stadiumit.

Veç trajnerit Senol Gunesh, ishte portieri Mert Gynok, ishte ai i cili lëshoi kritikat më të rënda.

“Kemi luajtur në një fushë të vështirë, e dinim që do të kishim probleme për shkak të saj. Në këtë ndeshje luajtëm siç duhej, u detyruam të luanim me topa të gjatë. Ky është një nga terrenet më të këqij në të cilët kam luajtur deri tani në karrierë. Atmosfera në stadium ishte e këndshme por terreni ishte shumë problematik”, tha portieri.

Pritet që pas datës 12 gusht, kur luhet miqësorja Partizani – Roma, fusha e stadiumit “Air Albania” t’i nënshtrohet mbjelljes së barit.

TRENDING

Exit mobile version