Pinknews

Postimi i fundit bëhet viral, ja çfarë shkroi aktori i ‘Friends’ para se të ndërronte jetë

Ikona e serialit të famshëm “Friends”, Matthe Perry u nda nga jeta të shtunën pasi u gjet i pajetë në vaskë. Ndonëse ende nuk është zyrtare, sipas raportimeve të para, shkaku i vdekjes mendohet se është arresti kardiak, që çoi edhe në mbytjen e tij.
Matthew Perry ndoshta kaloi shumë nga koha e tij duke u çlodhur në vaskën e tij. Gjashtë ditë para vdekjes së tij, Matthew Perry publikoi në llogarinë e tij personale në Instagram një fotografi, në të cilën ai ishte duke pushuar në xhakuzi me kufje në vesh.
“Oh… Pra ujë i ngrohtë që të përshkon trupin ju bën të ndiheni mirë? Unë jam Mattman!”, shkroi aktori ndërsa postoi foton.

 

Ndërkohë shumë njerëz kanë komentuar në këtë foto disa orë pasi aktori u mbyt në vaskën që kalonte një pjesë të kohës së tij për t’u relaksuar. Ndërsa shprehin falënderimet për humorin që u fali ndër vite, komentuesit shprehen të keqardhur që një njeri kaq i mrekullueshëm u largua nga jeta kaq shpejt dhe papritur.

TRENDING

Exit mobile version