Sport

DERBI/ E thonë statistikat, Partizani “mollë e ndaluar” për Tiranën, ja përqindja e fitoreve

Kur bëhet fjalë për derbin të gjithë kthejnë sytë tek dy skuadrat më të mira të kryeqytetit, Tirana dhe Partizani, të cilat do të prodhojnë të tjera emocione drithëruese në derbin e dytë sezonal.

Megjithatë, duelet me Partizanin për bardheblutë janë kthyer në një tabu, sa i përket përqindjes së fitoreve, ku Demat e Kuq janë dukshëm më dominues. Përveç Partizanit, qëndrojnë dhe verilindorët e Kukësit, të cilët e kanë bërë skuadrën bardheblu të ketë vështirësi në gjetjen e ekuilibrave gjatë ndeshjes për të fituar lojën.

Bardheblutë, me të kuqtë kanë vetëm 19.40% të ndeshjeve të fituara. Ose, nga 36 sfida të luajtura kanë fituar vetëm shtatë herë. Kjo është statistika më e ulët e Tiranës në këto 15 vite në kampionatin shqiptar. Në vendin e dytë Kukësi me 30.2% në 43 ndeshje dhe në vendin e tretë Besa me 30.8% me 13 takime gjithsej.

Me katër skuadra të tjera, Tirana ka marrë 100 për qind fitore. Ato janë KF Tërbuni, FK Tomori, KF Iliria dhe KF Pogradeci. Ekipe që prej kohësh kanë milituar në zonat e ulëta të Superiores apo në Kategorinë e Parë.

TRENDING

Exit mobile version