NTV
No Result
View All Result
18/04/2021 , 10:12
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
18/04/2021 , 10:12
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Precedenti në Spanjë – Kur Madridi burgosi kontrollorët e trafikut ajror

by Cuci
08/04/2021 , 11:44
Precedenti në Spanjë – Kur Madridi burgosi kontrollorët e trafikut ajror
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2010 trafiku ajror në Spanjë u paralizua tërësisht nga greva e përgjithshme e kontrollorëve të trafikut ajror, ngjashëm me bllokimin e fluturimeve sot në Shqipëri.

U desh ndërhyrja e ushtrisë për të marrë nën kontroll hapësirën ajrore të vendit pasi kontrollorët e trafikut ajror braktisën në grup detyrën duke bllokuar nëpër terminale mbi 330 mijë udhëtarë dhe detyruar qeverinë të mbyllë aeroportin kryesor të vendit, atë të Madrdit.

Gjashtë orë pasi vendi u zhyt në kaos, Ministria e Mbrojtjes mori kontrollin e hapësirës ajrore. Ushtria mori atë kohë të gjitha vendimet në lidhje me organizimin, planifikimin dhe mbikëqyrjen.

Qeveria e atëhershme spanjolle e kryeministrit Jose Luis Rodriguez Zapateroi kërcënoi kontrollorët e trafikut ajror se nëse nuk ktheheshin në vendet e punës dhe rikthenin normalitetin e fluturimeve, do të shpallej gjendja e jashtëzakonshme dhe kontrollorët do të detyroheshin me forcë. Në rast të mosparaqitjes në punës kontrollorët e trafikut ajror do të përballeshin me ndëshkime të rënda penale e rrezikonin burgun.

Kontrollorët spanjollë të trafikut ajror e braktisën punën gjatë krizës së vitit 2010 pas mosmarrëveshjeve me qeverinë Zapatero për kushtet e punës dhe pas miratimit të një pakete me masa shtrënguese, që përfshinte edhe privatizimin e aeroporteve dhe kalimin e menaxhimit në duart e sektorit privat.

Kjo situatë  bëri që qeveria e kryeministrit José Luis Rodríguez Zapatero të shpallte një gjendje alarmi, për herë të parë në Spanjë, për 43 ditë.

Dënimet

Gjykata dënoi 131 kontrollorë të trafikut ajror në aeroportet e Madridit ”Barajas” dhe ”Torrejón”, si edhe menaxherin e aeroportit ”Enaire’, me akuzën për grevë të fshehtë dhe me gjoba prej 15 000 dhe 31 500 eurosh për krimin e braktisjes së shërbimit publik.

Për më tepër, gjykata i dënoi të akuzuarit të paguanin edhe shumën prej 13 076 981 eurosh për palët e dëmtuara, bashkërisht dhe veçmas, së bashku me kompaninë publike ”Enaire”, si përgjegjësi plotësuese civile.

Gjykata Penale e Madridit mori në dhjetor 2020 vendimin përfundimtar në çështjen lidhur me grevën e dhjetorit 2010 të kontrollorëve ajrorë, që krijoi kaosin më të madh të këtij lloj  në Spanjë deri më tani.

Tags: kryesore

Related Posts

3 milionë të vdekur në shkallë botërore nga koronavirusi
Bota

3 milionë të vdekur në shkallë botërore nga koronavirusi

17/04/2021 , 15:50
Studimi italian/Fëmijët, efektet e izolimit dhe bllokimit nga Covid!  Ankth dhe frikë nga errësira
Bota

Studimi italian/Fëmijët, efektet e izolimit dhe bllokimit nga Covid! Ankth dhe frikë nga errësira

17/04/2021 , 15:10
QazCovid-In / Vaksina e parë dhe e vetme kundër Covid19 e prodhuar tërësisht në Kazakistan
Bota

QazCovid-In / Vaksina e parë dhe e vetme kundër Covid19 e prodhuar tërësisht në Kazakistan

17/04/2021 , 13:08

Recent Posts

  • 3 milionë të vdekur në shkallë botërore nga koronavirusi
  • Kosova regjistron tetë viktima dhe 498 të infektuar me koronavirus
  • Studimi italian/Fëmijët, efektet e izolimit dhe bllokimit nga Covid! Ankth dhe frikë nga errësira
  • “Ndaj Napolit do të jetë sfidë impenjative”, flet Konte: Kritikat? Kam kuptuar se…
  • QazCovid-In / Vaksina e parë dhe e vetme kundër Covid19 e prodhuar tërësisht në Kazakistan

Kategorite

  • Aktualitet (2,254)
  • Bota (2,777)
  • DOSSIER (70)
  • Ekonomi (273)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (168)
  • Kembimi valutor (29)
  • Kosove (398)
  • Kronike (1,077)
  • kryesore (4)
  • Kulture (59)
  • Kuriozitete (3)
  • LAJMI I FUNDIT (154)
  • Lifestyle (777)
  • MEMORIE (37)
  • Moti (158)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (2,155)
  • Politike (1,634)
  • Rajon (222)
  • REAGIM (146)
  • Shendeti (517)
  • Shkrime (18)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (103)
  • Sport (662)
  • Videonews (390)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!