Shkrime
Prej Ramës e Qeverisë, ‘Portokallia’ mbetet pa punë

Nga Lutfi Dervishi
Një gazetar i bëri një pyetje shumë të vështirë ish sekretarit amerikan të Mbrojtjes, të ndjerit Donald Rumsfeld!
Rumsfeld i hodhi një vështrim zhbirues gazetarit. Heshti disa sekonda. Buzëqeshi “tinëzisht”. Heshti sërish dhe u përgjigj:
pyetje tjetër?
Le të mendojmë një çast nëse do të ndiqej në Shtëpinë e Bardhë, modeli që po krijohet në Shqipëri ku për pyetjet e sikletshme që i drejtohen ministrave përgjigjet kryeministri!
Me këtë standart, duhet të ndërhynte Presidenti Bush dhe t’i thoshte gazetarit, që të kalonte në riedukim tre muaj?!
Ne fakt sa “ndëshkon” gazetarët me tre muaj riedukim – kryeministri bën mirë të trajnojë ministrat dhe zyrtarët e tij të lartë si t’i përgjigjen pyetjeve të vështira sepse nuk mund të ndodhet kryeministri kudo ku gazetarët bëjnë pyetje.
Për shembull nëse ish drejtori i përgjithshëm i policisë bashke me prokurorin në ngjarjen tragjike të Elbasanit katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit kaluar, do të ishin trainuar nuk kishin pse të gënjenin publikisht, por mund të thonin: “nuk komentojmë çështje në hetim”! Kështu edhe ish drejtori nuk do të jepte me vonë “dorëheqjen” dhe shumë gjëra mund të ishin më ndryshe!
Por të “kthehemi te “riedukimi”, fjalë që nuk e ka më as fjalori gjuhës shqipe!
(Në revolucionin kulturor kinez, riedukimi=kangfu xunglian! Gjatë kangfu xunglian shkrimtarët e gazetarët dërgoheshin në kooperativa për të plehëruar arat me kova të mbushura me fekale).Nëse gazetari riedukohet – nuk ka me gazetari! Në një vend ku është vrarë gazetaria, por kanë mbetur gjallë disa gazetarë kurajoz kjo do të ishte goditje fatale!
Liria e medias është e sanksionuar në kushtetutë! Madje edhe po të shkosh te kanuni i Lek Dukagjinit: “fjala nuk bën mort”! Liria e medias është dhe liria e gazetarit për të gabuar!
Zyrtarët, aq më tepër zyrtarët e lartë, kanë më pak të drejta se qytetarët e zakonshëm për privaci!
Zyrtarët, aq më tepër zyrtarët e lartë, e kanë detyrim t’u përgjigjen pyetjeve sfiduese të gazetarëve qofshin këto edhe me tone sarkastike!
Zyrtarët, aq më tepër zyrtarët e lartë, nuk duhet t’i shmangen pyetjeve sfiduese të gazetarëve!
Një gazetar, thotë Milan Kundera, nuk është ai që bën pyetje, por ai që ka të drejtën e shenjtë për të kërkuar një përgjigje!
Dhe rasti i fundit i gazetarit Klevin Muka është rasti tipik i pyetjes që meriton përgjigje! Është pyetje me interes publik dhe jo pyetje interesante për publikun siç e paraqiti kryeministri!
Nuk është vetëm mungesa e trainimit që po nxjerr keq ministrat para gazetarëve!
Paaftësia për të dhënë përgjigje dhe duhet ndihma kryeministrit për të qetësuar situatën vjen edhe për tri arsye të tjera:
1-Nga “gazetare” që lexojnë pyetjet e dhëna nga ai/ajo që përgjigjet ose “gazetarë” që bëjnë pyetje të tipit: “çfarë mund të na thoni për vizitën tuaj shumë të suksesshme…”
2-Nga mungesa e solidaritetit mes gazetarëve! Nëse çdo reporter tjetër i pranishëm do të përsëriste pyetjen që nuk mori përgjigje, asnjë zyrtar, qoftë ky edhe kryeministri nuk do të guxonte të bullizonte më gazetarët!
Nëse gazetarët do të bojkotojnë konferencën e shtypit, çdokush do të përgatitej më mirë para se të përballej me pyetjet e gazetarëve!
3-Nga mungesa e kontaktit me gazetarë për shkak të rrjeteve sociale, ku më shumë se informacion rrjedh propagandë!
Lajmësi nuk ka faj, thuhet në kanun! Dhe nëse faji nuk kërkohet te lajmësi, për riedukim në vend të gazetarit duhet të shkojnë ministrat!
235 vjet më parë Xheferson preferonte “më mirë gazetat pa qeveri sesa një qeveri pa gazeta!”
Një qeveri pa gazetarë, që bëjnë pyetje sfiduese, rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë!

Shkrime
Unë dua të di përse ndodhin këto krime në Shqipëri

Meri Lika
Në fakt unë nuk dua të di a ndodhin në botë këto krime, unë nuk dua të di a ndodhin në Amerikë, unë po ashtu nuk dua të di a bëhen filma për to, unë dua të di përse ndodhin këtu.
Unë jam nënë dhe në shpirtin tim ka tre ditë që më godet pa pushim një ndjenjë frike, pasigurie, paaftësie, pamundësie dhe një dhimbje e madhe e cila më ka pushtuar nga momenti që mora vesh lajmin për vrasjen e vogëlushes në bregun e detit. Unë jam nga Vlora, jam rritur pranë detit, atëherë kur nuk kishte jahte, skafe e gomone dhe kam notuar në thellësitë e tij pa frikë, e mbushur me dëshirën për të përfshirë në krahët e mi, që përplaseshin, një hapësirë të pafund por dhe me dëshirën që njëjtë të më përfshinte edhe ajo hapësirë mua.
Sa herë jam zhytur në të, fëmijë por edhe tani, kurrë nuk kam menduar se Deti është një anarshi pa rregulla, pa ligje, pa vija të bardha, pa polic që të gjobit. Asnjëherë nuk e kam menduar detin si një hapësirë të çoroditur njëjtë si shoqërinë që kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë ne jetëshkurtërit dykëmbesh.
Deti nuk ka nevojë për qeveri, as për polic, as për sinjalistikë, as për inçeneratorë, madje as për matrapazë e sahanlëpirës që shesin veten dhe prindërimin për disa kacidhe të përlyera. Deti nuk ka nevojë për asnjë nga rregullat tona, sepse Zoti e krijoi botën, ku bën pjesë edhe deti, në një balancë perfekte.
Deti është aty që t’i japë femijës kënaqësinë e pllaquritjes në breg, ai me shumë dashuri të jepë mundësinë për të përvetësuar një aftësi të re, notin, dhe me të të mundesh ta zotërosh.
Por, vogëlushen nuk e lanë të hynte në përhumbjen e magjishme të përfitimit të kësaj aftësie, që vetëm deti di të ta japë.
Atë e vrau një polic! Njëjtë si vrau Klodian Rashën. E vrau një punonjës i shtetit i cili paguhet që të të mbroj, paguhet që jeta jonë dhe e fëmijëve tanë të jetë e sigurt, e qetë, o Zot doja të thoja edhe e lumtur por nuk mund sepse lumturia është shumë larg prej asaj që ne përjetojmë çdo ditë.
Ndodhin edhe në botë krime të tilla? Ndodhin edhe në Amerikë?
O po e vërtetë që mund të ndodhin por këto gjallesat e matrapazuara që na tregojnë botën, nuk na thanë se çfarë ndodh në botë pasi ndodhin këto lloj krimesh!
Në fakt unë nuk dua të di a ndodhin në botë këto krime, unë nuk dua të di a ndodhin në Amerikë, unë po ashtu nuk dua të di a bëhen filma për to, unë dua të di përse ndodhin këtu.
Unë dua të di përse nuk më sigurohet jeta?
Unë dua të di përse nuk kam shëndetësi falas?
Unë dua të di përse më vidhen taksat?
Uën dua të di përse më vidhet puna?
Unë dua të di përse më vidhet e ardhmja e fëmijës?
Unë dua të di përse më vidhet idenditeti?
Unë dua të di përse më vidhet shteti?
Uën dua të di përse më vidhet kombi?
Unë dua të di përse më vidhet e drejta?
Unë dua të di përse më vidhet xhepi?
Unë dua të di përse më vidhet dinjiteti?
Unë dua të di përse më shitet politikani?
Uën dua të di përse më drejton i paafti?
Unë dua të di përse më komandon i huaji?
Unë dua të di përse më vështirësohet jeta?
Unë dua të di përse më vidhet vota?
Unë dua të di përse më mohohet e vërteta?
Unë dua t’i di të gjitha këto.
Shkrime
Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

Pse testi i drogës nisi dhe nuk bitisi? A do të rinisë testi drogës?
Po kështu me gjurmët e gishtave në 2013. Kur po dilnin shumë të daktiloskopuar nga policitë europiane, kontrolli u ndërpre. Do të rinisë ky proces?
Në interpol tirana para pak vitesh u emërua një person i skeduar për drogë në një vend perendimor. Pati brerje ndërgjegje në vetvete dhe u dorëhoq. Përndryshe do të vazhdonte punë i qetë aty.
“Ne jemi gurët ju sipër nesh jeni uji! Uji ikën ne mbetemi” – thoshte një polic për drejtuesit politikë që shkojnë dhe vijnë!
Sado e përsosur të bëhet drejtesia e re, pa policinë është si pedale pa zinxhir. Është policia që i jep lëndën e parë Drejtësisë. Nëse policia ofron krundre mos të presim që Drejtësia të nxjerrë nga furra e saj “bukë gruri”
Shkrime
Artan Fuga: Shqiptari punon kot

Shkrime
O ju hapsha trutë, hipokrita

Shkrime
Të gjithë hallexhinjtë në një dosje të ish sigurimit

Nga Astrit Patozi
Po të jetë për mua, dëshirën e kam qê Ilir Meta të mos ketë qenë bashkëpunëtor i Sigirimit të Shtetit, por i gjithë ky debat të jetë fryt i një gabimi të qëllimshëm ose jo me dosjen e tij. Jo se më dhimbset ai, pasi mendoj se ka pasur mundësi të bëjë plot gjëma të tjera gjatë këtyre 30 vjetëve, për të cilat, jo vetëm nuk është ndëshkuar kurrë, por përkundrazi është graduar dhe lartësuar në vijimësi.
Por mendoj se do të ishte shumë e rëndë për shoqërinë shqiptare të mësonte papritur se njeriun, të cilin në kaq shumë vite e kemi pasur President, Kryeministër, Kryetar Parlamenti dhe gjithçka tjetër, si askush përpara tij, që nga koha e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe e Enver Hoxhës, ta ketë nisur rrugëtimin e tij politik si spun i rëndomtë i shokëve të klasës.
Do të ishte poshtëruese për gjithë këto dekada rraskapitëse, edhe pse shtetit gjysëm demokratik dhe gjysëm qesharak, që kemi ndërtuar, i pikon çatia edhe në vrima të tjera. Ndaj edhe dua në vetvete që mundësisht të provohet e kundërta. Por dëshira ime është një gjë, ndërsa e vërteta një gjë tjetër.
Reagimin e vetë Ilir Metës, megjithë rezervat dhe boshllëqet e mëdha që kërcasin dhe të bëjnë të dyshosh edhe më shumë se ditën e parë, kur ai zgjodhi të heshtte, i gjej brenda natyrës së tij dhe po ashtu në përputhje me ligjësitë e një politike të njohur dhe kronike, që mbi të gjitha nuk ka asnjë respekt për faktet.
Tek e fundit, ndoshta atij nuk i mbeteshin shumë zgjidhje, ndaj edhe duhet mirëkuptuar. Por edhe pse tema është e goxha e nxehtë dhe sensitive, prapëseprapë nuk e shikoj sot si njeri në hall të akuzuarin e ditës me incialet I.M.
Pas 11 vjetësh, mendoj se Ilir Meta ka arritur të ketë shumë më tepër mbështetës publikë, se sa kishte në vitin 2011, kur u shfaq ajo videoja e famshme me të ndjerin Dritan Prifti. (Ambasadori Nesho ndoshta do të na e shpjegonte këtë fenomen me efektet shpërthyese të popullit të 2 marsit).
Dhe të mendosh që ajo pavarësisht përmbajtjes së rëndë dhe kompromentuese, ishte gjithësesi një bisedë e përgjuar. Kurse tani jemi përballë një dokumenti shtetëror. Dhe pyetja është se çfarë duhet të bëjë dikush më shumë që të konsiderohet të paktën i dyshuar nga një kategori e caktuar politiko-mediatike. Mbase të vrasë dikë live tek sheshi “Skënderbej”, në prani të më shumë se 100 dëshmitarëve, me kushtin që asnjëri prej tyre të mos i përkasë partive të lirisë.
Në këtë kuptim, Ilir Meta duket se ka bërë hapa përpara gjatë këtij dhjetëvjeçari, jo vetëm se i ka shtuar karrierës së vet dy nga postet më të rëndësishme të shtetit, por sidomos se i janë bërë më të shumtë “guximtarët”, të cilët janë gati të mos skuqen e zverdhen fare duke e marrë përsipër atë edhe për skutat më të errëta të jetës së tij. Për të cilat mbase edhe njerëzit më të afërt të familjes do të hezitonin, sepse historia famëkeqe e Sigurimit të Shtetit është e mbushur plot me inçeste te tmerrshme politike.
Këta po që më dhimbsen, natyrisht, jo të gjithë me të njëjtën masë, sepse e ka secili një koeficient të vetin në varësi të hallit apo interesit të momentit, por ndoshta edhe të kapacitetit për të gëlltitur turpin me bukë, duke i thënë ik tutje çdo nocioni të logjikës më elementare, që i dallon qeniet e qytetëruara nga të tjerat.
Jo Ilir Meta, por ata janë të pashpresë dhe me ta nuk ka asnjë vlerë debati. Se në fund fare pasi të të kenë lodhur me kapërcimet psikoanalitike mund të të thonë që këta po vjedhin me inceneratorët dhe ti mbetesh pa tekst. Dhe është e kotë t’ua kthesh, që jo vetëm me inceneratorët, por në çdo qelizë të jetës ekonomike të vendit rilindasit e Edi Ramës janë duke bërë kërdinë, madje tani më shumë se dikur, ngaqë janë edhe vetëm, pa aleatët e dikurshëm të LSI-së.
Sepse kjo nuk na jep imunitet asnjërit prej nesh që të mos na quhen krimet apo poshtërsitë e sotme apo të dikurshme, aq më tepër ato që mund t’i kemi kryer shumë kohë përpara se Ilir Meta me disa heronj të tjerë të na sillte demokracinë në Shqipëri, këtu e 32 vjet të shkuara.
-
Kronike9 hours ago
Detaje nga vdekja e çiftit shqiptarë në New York
-
Kronike9 hours ago
E trishtë/ Në ditën e lindjes aktori shqiptar vetëvritet së bashku me gruan
-
Politike5 hours ago
Begaj formon skuadrën e tij këshilluese, ja emrat
-
Kronike7 hours ago
Intervista e aktorit që i dha fund jetës së bashku me gruan shtatzënë
-
Aktualitet9 hours ago
Dy të rinj ngacmuan gra të martuara, sherr me burrat
-
Kronike8 hours ago
I ngacmoj të dashurën, shqiptari plagos italianin
-
Kronike5 hours ago
Akuzohen për vrasje,10 mijë paund shpërblim për kapjen e dy shqiptarëve
-
Kosova7 hours ago
Hyri në Kosovë si spiune, gazetarja ruse shpallet e…