NTV
No Result
View All Result
08/03/2021 , 11:08
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
08/03/2021 , 11:08
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Premtimi i PD-së/ Specializantët në mjekësi i paguajmë 950 euro në muaj, zerojmë kuotën e studimit

by Kasaj
01/02/2021 , 11:29
Premtimi i PD-së/ Specializantët në mjekësi i paguajmë 950 euro në muaj, zerojmë kuotën e studimit
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka prezantuar sot programin për shëndetësinë, ku padyshim premtimi kryesor është ai i rritjes së pagave të mjekëve deri në 1200 euro në muaj dhe deri në 700 euro për infermierët.

Eksperti i PD-së, Gazment Koduzi dha detaje të tjera në lidhje me këtë program, duke shprehur se nëse opozita vjen në pushtet synimi është largimi i mjekëve dhe infermierëve jashtë Shqipërisë.

“Ne do të rrisim numrin e studentëve që do të studiojnë për mjekësi, qoftë përmes rritjes së kapaciteteve aktuale të Fakultetit të Mjekësisë, apo hapjes së një fakulteti të ri publik. Ne do të motivojmë mjekët e rinj të specializohen, duke i paguar të gjithë specializantët me 950 Euro ne muaj dhe do të zerojmë kuotën e studimit prej 115000 Lek te reja janë vit, si dhe duke lënë të hapur punësimin e tyre pas specializimit bazuar në konkurimin e lirë pranë çdo spitali”, tha Koduzi.

Fjalimi i plotë

Jam shumë krenar që jam sot këtu. Për herë të parë, prej shumë kohësh, shqiptarët po e ndjejnë ndryshimin që po vjen.

Kushdo që e dëgjoi Lulzim Bashën tani, e kupton plotësisht se Shqipëria ka më në fund një plan.
Javën e kaluar ne pamë që Shqipëria ka një plan ekonomik dhe sot Basha zbuloi se Shqipëria ka një plan për shëndetësinë.

Jo një plan dosido, por një plan të vërtetë, të menduar mirë, me angazhime specifike që ndryshe nga Rama, ne do t’i përmbushim. Jo premtime boshe.
Jo ëndrra që nuk do të bëhen kurrë realitet. Thjesht një plan që do të ofrohet dhe ekzekutohet nga Basha dhe qeveria e tij menjëherë pas zgjedhjeve.

Dua të ndalem me ju në disa nga pikat kryesore në këtë plan:
1- Ne do t’i kthejmë dinjitetin qytetarëve: çdo qytetar do të ketë kartën e tij të sigurimeve shëndetësore dhe me të në dorë do të vizitohet tek mjekut që ai dëshiron, ndërsa fatura do të paguhet nga sigurimet shëndetësore. Asnjë qytetar shqiptar nuk do të paguajë nga xhepi për analizat, diagnostikimin dhe mjekimin e tij. Ne do të ndjekim parimin: pacienti zgjedh ofruesin, paraja ndjek pacientin.

2- Nuk do të ketë më blerje të barnave nga xhepi sepse bari nuk është në listën e rimbursimit apo nuk mund t’i blejnë për shkak të pamundësisë financiare. çdo pacient do të marrë me rimbursim barnat që nevojiten për kurimin e sëmundjes bazuar në protokollet më të mira botërore të mjekimit.
Ne do të reformojmë sektorin farmaceutik me qëllim që çdo shqiptar të marrë barna të cilësisë së njëjtë me një qytetar të Bashkimit Europian apo të vendeve të zhvilluara ekonomike.

3- Ne do t’i kthejmë dinjitetin personelit mjekësor, mjekë dhe infermierë. Ne do të rrisim rrogën e mjekëve në 1200 Euro dhe infermierëve në 700 Euro.
Ne do të frenojmë largimin e bluzave të bardha nga Shqipëria, për arsye ekonomike apo për karrierë profesionale.

Ne do të rrisim numrin e studentëve që do të studiojnë për mjekësi, qoftë përmes rritjes së kapaciteteve aktuale të Fakultetit të Mjekësisë, apo hapjes së një fakulteti të ri publik.
Ne do të motivojmë mjekët e rinj të specializohen, duke I paguar të gjithë specializantët me 950 Euro ne muaj dhe do të zerojmë kuotën e studimit prej 115000 Lek të reja janë vit, si dhe duke lënë të hapur punësimin e tyre pas specializimit bazuar në konkurimin e lirë pranë çdo spitali.

4- Ne do të investojmë në shëndetin publik, me fokus përmirësimin e shëndetit të popullatës, kapjen në kohë të sëmundjeve onkologjike, si dhe përballimin e epidemive të ndryshme, duke reformuar Institutin e Shëndetit Publik dhe investuar në kapacitetet njerëzore dhe infrastrukturë.

Miqtë e mi!
Pas 8 vitesh dështime të Ramës, pas 8 vitesh që Rama e ka lënë pas dore sistemin tonë shëndetësor. as 8 vitesh që Rama ju ka lënë pas dore juve, është koha t’i themi Ramës lamtumirë!
Ne do ta sjellim ndryshimin që është kaq i domosdoshëm në Shqipëri.
Basha do ta sjellë këtë ndryshim. Vetëm me Bashën, Shqipëria fiton!

gsh/

Related Posts

Sigurimi nga COVID, 10 milionë lekë dëmshpërblim
Aktualitet

Sigurimi nga COVID, 10 milionë lekë dëmshpërblim

08/03/2021 , 11:03
Sot 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas
Aktualitet

Sot 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas

08/03/2021 , 9:09
Prodhimet drejt vendeve skandinave/ Fermerët e Lushnjës s’shqetësohen për tregun, mbjellin shalqi sipas rregullave të BE
Aktualitet

Prodhimet drejt vendeve skandinave/ Fermerët e Lushnjës s’shqetësohen për tregun, mbjellin shalqi sipas rregullave të BE

07/03/2021 , 22:50

Recent Posts

  • E shpallën fituese para kohe, Anxhela Peristeri “thumbon” publikisht kolegët
  • Sigurimi nga COVID, 10 milionë lekë dëmshpërblim
  • Eksperti i shëndetësisë në SHBA, Fauci: Nuk është momenti për të lehtësuar masat anti-COVID, duhet të presim
  • Pas sherrit të bujshëm, Getoar Selimi tregon për herë të parë raportet aktuale me Agon Amigën
  • Tronditëse – Në një laborator të Kinës krijohet njeriu hibrid në embrionin e majmunit

Kategorite

  • Aktualitet (2,034)
  • Bota (2,082)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (132)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (314)
  • Kronike (804)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (104)
  • Lifestyle (696)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (124)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,566)
  • Politike (1,120)
  • Rajon (180)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (455)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (446)
  • Videonews (389)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!