Bota

Premtohen dy miliardë euro ndihmë humanitare për Sudanin

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët u takuan këtë të hënë në Paris në një konferencë humanitare për Sudanin, i cili është pushtuar nga lufta për një vit, premtuan të ofrojnë ndihmë në vlerë prej më shumë se dy miliardë euro për popullsinë civile, tha presidenti francez Emmanuel Macron.“Në total, mund të njoftojmë se më shumë se dy miliardë euro do të mobilizohen për të mirën e popullit të Sudanit”, tha Macron.Nga dy miliardë euro, 900 milionë euro do të kontribuojnë vendet anëtare të Bashkimit Europian, ku 110 milionë nga Franca.

“Kjo mbështetje do të bëjë të mundur përgjigjen ndaj nevojave më urgjente në sektorët e sigurisë ushqimore, shëndetësisë, ujit, arsimit dhe mbrojtjes së më të cenuarve”, shtoi Macron.Megjithëse premtimi për një donacion është i madh, ai është ende dukshëm më pak se 3.8 miliardë euro e ndihmës së nevojshme, sipas OKB-së.Më shumë se gjysma e popullsisë së Sudanit ka nevojë për ndihmë urgjente humanitare.Presidenti francez u bëri thirrje palëve ndërluftuese që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe mbrojtjen e civilëve.

TRENDING

Exit mobile version