Shumë breza e kujtojnë me nostalgji grupin e famshëm “Na bashkoi kënga popullore” dhe në veçanti një nga solistët më të spikatur të tij, baritonin lirik e pedagogun e mirënjohur të kantos, z.Agim Duro.
Me një ngjyrim zëri cilësor, ai u evidentua në jetën artistike duke u bërë një ndër këngëtarët më të njohur e më të dashur për publikun.
I dalluar edhe në fushën pedagogjike, së pari në Liceun Artistik ‘Jordan Misja’ e më pas, pranë katedrës së kantos në Universitetin e Arteve, ai ka lënë gjurmë në formimin e gjeneratave të artistëve të rinj, të cilët kanë shkëlqyer në skenat tona dhe ndërkombëtare.
Në vlerësim të interpretimeve të spikatura dhe kontributeve të çmuara për zhvillimin e artit operistik dhe atij vokal, pata kënaqësinë t’i akordoj z.Agim Duro, Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh