14/06/2021 , 1:50

Presidenti Meta mesazh, flet për ‘përzgjedhje të qëllimshme të kutive të numërimit’: Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar mëngjesin e sotëm teksa vijon numërimi i votave në të gjithë vendin, ku kryeson Partia Socialiste.

Kreu i Shtetit flet për përzgjedhje të qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve dhe bën thirrje për ruajtje të qetësisë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.
Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.
Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund. 🇦🇱”, deklaron Presidenti Meta.

Meta Fb

BalkanWeb/

Related Posts

Kategorite

BIoscalin