NTV
No Result
View All Result
18/02/2021 , 22:45
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
18/02/2021 , 22:45
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Presidenti Trump presion zyrtarit të Xhorxhias për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje. Zyra e zotit Raffensperger nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për komente

by Cuci
04/01/2021 , 9:35
Presidenti Trump presion zyrtarit të Xhorxhias për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Donald Trump i bëri presion një zyrtari të lartë të zgjedhjeve të shtetit të Xhorxhias për të “gjetur” vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në këtë shtet, ku ai ka humbur. Kjo është një nga përpjekjet më të fundit të zotit Trump në kuadër të pretendimeve të tij mbi manipulimin e zgjedhjeve, sipas njoftimit të gazetës “Washington Post”, e cila ka arritur të sigurojë një regjistrim audio të një bisede telefonike të zhvilluar ditën e shtunë.

Gazeta “Washington Post”, e cila të dielën publikoi fragmente të telefonatës, që zgjati një orë mes zotit Trump dhe sekretarit të Shtetit të Xhorxhias Brad Raffensperger, gjithashtu republikan, tha se zoti Trump paralelisht e mburrte, i lutej dhe e kërcënonte zotin Raffensperger me pasoja të paqarta penale, në një përpjekje për të zhbërë humbjen e tij në këtë shtet ndaj presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Gazeta tha se gjatë gjithë telefonatës zoti Raffensperger dhe këshilltari juridik i zyrës së tij, i kishin hodhur poshtë pohimet e zotit Trump. Zoti Raffensperger i tha presidentit se ai po mbështeste teori konspirative të hedhura tashmë poshtë, ndaj atyre që ai i cilësoi si zgjedhje të lira e të drejta. Pjesë nga telefonata e regjistruar të botuara nga gazeta e konfirmonin një gjë të tillë.

“Njerëzit e Xhorxhias janë të zemëruar, amerikanët janë të zemëruar”, tha zoti Trump, sipas një fragmenti të shkëputur nga regjistrimi i telefonatës, botuar në internet nga gazeta The Washington Post. “Dhe nuk ka asgjë të keqe të thuash, e di çfarë….. i rillogaritëm rezultatet“.

“Pra ajo që dua të bëj, është thjesht të gjej 11,780 vota, që është një më shumë se sa kemi. Sepse ne e fituam shtetin“, shprehej zoti Trump gjatë telefonatës së regjistruar, duke këmbëngulur se nuk kishte asnjë mundësi që ai të kishte humbur garën në këtë shtet.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje. Zyra e zotit Raffensperger nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për komente. Po kështu edhe zyra e tranzicionit e zotit Biden nuk ka bërë deri tani asnjë koment mbi këtë çështje.

Xhorxhia është një nga disa shtetet kyçe, në të cilin zoti Trump humbi gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit ndaj zotit Biden. Por që prej asaj kohe zoti Trump ka bërë akuza të pabazuara për manipulim me zgjedhjet dhe ka kërkuar të përmbysë rezultatin.

Related Posts

Covid – Fauci: Vaksina mund të administrohet çdo vit, njësoj si ajo e gripit
Bota

SHBA/ Variantet e COVID-19 mund të shtojnë rastet, Fauci: Kemi dy mjete të fuqishme kundër tyre

18/02/2021 , 15:25
Eksperti turk: COVID-i mund të shkaktojë humbje të papritur të shikimit
Bota

Eksperti turk: COVID-i mund të shkaktojë humbje të papritur të shikimit

18/02/2021 , 12:41
Edhe 300 milionë vaksina të tjera…BE, 2.6 miliardë doza për 450 milionë banorë
Bota

Edhe 300 milionë vaksina të tjera…BE, 2.6 miliardë doza për 450 milionë banorë

18/02/2021 , 12:39

Recent Posts

  • “Pagesat maksimale nga xhepat e shqiptarëve”, Basha nxjerr videon: 100 dështimet e qeverisë Rama në 8 vite
  • Rama falënderon forcat që u angazhuan për pastrimin e rrugëve: Beteja e ditëve të fundit na mësoi se ku dhe si duhet të ndërhyhet (VIDEO)
  • “Do vaksinojmë të moshuar që janë personalitete”, Meta kundër Ramës: I papranueshëm “diferencimi klasor”
  • “Në shtëpinë e Gëzimit”, Kryemadhi në një familje në Elbasan, nxjerr tepsinë nga furra: Bukë e kripë e zemër (Video)
  • Shifrat e COVID-19 mbeten të larta/ Ministria e Shëndetësisë: 17 humbje jete në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja

Kategorite

  • Aktualitet (1,856)
  • Bota (1,840)
  • DOSSIER (13)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (115)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (286)
  • Kronike (616)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (596)
  • MEMORIE (26)
  • Moti (113)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,147)
  • Politike (747)
  • Rajon (168)
  • REAGIM (113)
  • Shendeti (414)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (368)
  • Videonews (349)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!