Pinknews

Princi Harry sulmohet fizikisht nga vëllai

Në gjuhën kinematografike do quhej gatishmëri për të pranuar të pamundurën për hir të teorisë së komplotit. Dhe duket se është kështu. Mitomania që po pushton Princin Harry, e nxitur nga ‘mbretërsha’ në hije Meghan Markle, po i jep shtypit të pangopur britanik sfonde të reja të jetës mbretërore dhe të asaj që tani përkufizohet si lufta vëllavrasëse e trashëgimtarëve Windsor.

Pak ditë pas lançimit të librit autobiografik ‘Spare’ dolën thashetheme për përmbajtjen e tij, një zhurmë që vlen sa ari, me përmasa hipertrofike të familjes së famshme.

Nuk është më sekret që dy vëllezërit kanë pasur grindje. William – thotë Harry në libër – e ka quajtur Meghan “të vështirë”, “të vrazhdë”, “të ashpër” dhe sherri mes dy vëllezërve ka degjeneruar deri edhe fizikisht. Tensionet fizike dhe kacafytjet u ndezën edhe më shumë me rastin e funeralit të mbretëreshës Elizabeth (takimi i fundit mes dy vëllezërve dhe grave të tyre).

Përfytyrimi i trashëgimtarit të fronit, duke mprehur kthetrat në shpinën e vëllait të tij, duket paksa i rrezikshëm, por ndoshta biografia e plotë do të zbulojë një pjesë të asaj që mungon, për të patur përfundimisht një qëndrim.

Me pak fjalë, një ujk brenda mureve të Buckingham Palace apo strategji patetike por me efektive marketingu?

TRENDING

Exit mobile version