Ekonomi

Prioritetet e përbashkëta të Shqipërisë dhe BERZH.

Me presidenten e sapozgjedhur të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim znj. Odile Reanud-Besso filluam takimet zyrtare në Francë, ku diskutuam prioritetet e përbashkëta të Shqipërisë dhe BERZH në rajon.
Përshëndetëm Memorandumin e firmosur mes dy palëve javën e fundit nga Kryeministri Rama dhe zotimet e marra në kuadër të procesit të integrimit europian dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
Modelet e mbështetjes me garanci nga BERZH për sipërmarrjet dhe fermerët, përbëjnë skema të suksesshme të asaj që do të jetë mbështetja afatgjatë për sektorin privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version