Aktualitet

Pritet të dalë vaksina muajin tjetër, do të vaksinohen dhjetëra-mijëra persona

Një dokument i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britaninë e Madhe, që ka rrjedhur në media, thekson se vaksina kundër koronavirusit pritet të dalë muajin që vjen.

Pesë qendra të mëdha vaksinimi pritet të ngrihen në mbarë vendin përpara Krishtlindjeve. Qindra bluza të bardha do të dërgohen në këto pesë qendra të mëdha për ti ardhur në nevojë pacientëve.

Ata që janë më të dobët si imunitet do ta bëjnë të parët.  Qeveria bëri të ditur se pritet të angazhojë edhe ushtrinë për operacionin e madh të vaksinimit.

Matt Hancock ministri i shëndetësisë  tha  se vaksina është shpresa e madhe.

Deri më tani vaksina e Universitetit të Oksfordit është pretendentja për të marrë dritën jeshile nga organet rregullatore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version