Connect with us

Aktualitet

PRIVATJA ËSHTË PUBLIKE: 20 RRUGË PËR 20 GRA TË VRARA NË NJË VIT!

Published

on

PRIVATJA ËSHTË PUBLIKE: 20 RRUGË PËR 20 GRA TË VRARA NË NJË VIT!
Mbrëmjen e djeshme, aktivistet e Kolektivit Feminist në Tiranë, ndërmorën një aksion simbolik dhe ndërgjegjësues, si reagim për gratë e vrara nga dhuna patriarkale në Shqipëri.
Hapësira publike, kryesisht monopol patriarkal, është zaptuar përmes zëvendësimit të 20 emrave të rrugëve të kryeqytetit, me emrat e 20 viktimave të femicidit përgjatë gjithë vitit të shkuar, përfshirë rastin më të fundit, atë të Gjyle Topallit, disa ditë më parë, në Vaun e Dejës.
Në një shoqëri ku dhuna strukturore dhe patriarkale i shndërron gratë në viktima dhe burrat në kriminelë e ku krimi justifikohet e për të cilin vazhdimisht fajësohet viktima, reagimi masiv për një transformim rrënjësor është domosdoshmëri.
Mbi të gjitha, vrasja e grave dhe dhuna me bazë gjininë, nuk janë çështje private por shoqërore dhe politike. Për pasojë, adresimi i tyre meriton vëmendje gjithpërfshirëse dhe akte konkrete institucionale që garantojnë drejtësi për viktimat; mbrojtje, siguri e mirëqenie për të mbijetuarat dhe politika sociale që parandalojnë dhunën dhe hapin rrugën për barazi e drejtësi shoqërore.
Në kujtim të secilës që u nda dhunshëm, bashkohemi në përpjekjen e vazhdueshme për një jetë me dinjitet dhe në liri!
Lumturie Bici, 50 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Librazhd, 2021
Klarita Ismalaja, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Krujë, 2021
Diana Vuka, 59 vjeç, vrarë nga i vëllai, Shkodër, 2021
Zhaneta Metani, përdhunuar, shfrytëzuar për prostitucion dhe vrarë nga Përparim Tela, Tiranë, 2021
Kristina Bardhi, shfrytëzuar për prostitucion dhe vrarë nga Përparim Tela, Tiranë 2021
Liljana Buzo, 54 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Elbasan, 2021
Dorina Alla, 39 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, në prani të fëmijëve, Itali, 2021
Fëllënza Shirja, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Kavajë, 2021
Irvana Hyka, 28 vjeç, vrarë nga bashkëshorti në prani të fëmijëve teksa ishte shtatzënë, Fier, 2021
Luljeta Heshta, 47 vjeç, vrarë nga partneri, Itali, 2021
Sanije Bandula, 83 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Shkodër, 2021
Anisa Shehu, 31 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Greqi, 2021
Joana Peca, 27 vjeç, qëlluar nga bashkëshorti në prani të fëmijëve, Florida, SHBA, 2021
Sabrina Bengaj, 23 vjeç, vrarë nga ish-bashkëshorti, Fier, 2021
Violeta Gurraj, 47 vjeç, vrarë në shtëpinë e saj nga bashkëshorti, Shkodër
Fëllënxë Rrasa, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Divjakë, 2021
Jawsackie Jaboah, 31 vjeç, vrarë nga bashkëshorti shqiptar, Tiranë, 2021
Elinda Topalli, 50 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Austri, 2021
Elona Ibrushi, 36 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Greqi, 2021
Gjyle Topalli, 40 vjeç, vrarë nga ish-bashkëshorti, Vau i Dejës, 2022
Kolektivi Feminist
Tiranë, 14.01.2022

Aktualitet

DEA amerikane vjen në Shqipëri, luftë ndaj…

Published

on

By

Hapja e filialit të DEA-s në Shqipëri, fokus lufta ndaj trafikut të kokainës.

NTV.AL mëson se zyra e DEA-s në Shqipëri do të jetë në lidhje me zyrën qendrore në Athinë.

Në 6 muajt e parë të 2022 DEA informacion policisë shqiptare për 4 operacione. Zyrtarët e DEA-s do jenë bashkë me policinë shqiptare në kontrolle në të gjitha pikat kufitare

Lajmi ne perditesim

 

Continue Reading

Aktualitet

Tiranë-Durrës, rritet sërish çmimi i biletës

Published

on

By

Linja e autobusëve Tiranë-Durrës dhe anasjelltas ka rritur çmimin e biletës për pasagjerët. NTV.AL  mëson se bileta tani kushton 180 lekë nga 130 që ishte.

Rritja e menjëhershme rëndon xhepat e qytetarëve, të cilët duhet të paguajnë 50 lekë më shumë.

Bëhet fjalë për linjën ndërqytetase më me fluks në vendin tonë, ndërsa në sezonin turistik të verës është edhe më i lartë.

Nga ana tjetër, rritja vjen pavarësisht se me herët qeveria ka vendosur të rimbursojë transportin publik për karburantin.

Në kuadër të masave të marra në Paketën e Rezistencës Sociale, qeveria vendosi 500 milionë lekë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetas dhe ndërqytetas.

Continue Reading

Aktualitet

Maturantët kundërshtojnë tezën e biologjisë

Published

on

By

TIRANË- Rezultatet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore janë publikuar. Provimit iu nënshtruan 29.775 maturantë, ku 1144 prej tyre kanë ngelur. Ndërkohë, vetëm 128 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 96.16%, ndërsa nota mesatare është 7.52. KËTU mund të shihni notën tuaj.

Maturantët kundërshtojnë tezën e biologjisë, reagon Ministria e Arsimit: Nuk pati gabime shkencore! Testi u hartua sipas niveleve të vështirësisë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka reaguar për kundërshtimet që kanë pasur matureantët për testin e biologjisë duke i dhënë dhënë përgjigje dyshimeve të shfaqura. Pas një pune konsultuese dhe vlerësuese intensive disa ditore me mësues dhe ekspertë të fushës, u bë vlerësimi i cilësisë së testit.

Kushi shprehet se shumë prej maturantëve kanë shkëlqyer, madje përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit. Sipas saj, nuk pati gabime shkencore ndërsa thotë se pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë për të diferencuar secilën notë.

“Të dashur maturantë,

Siç ju premtuam, menjëherë pas provimit të biologjisë u angazhuam maksimalisht me mësuesit dhe ekspertët më të mirë, për të vlerësuar testin dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme që secili prej jush të ketë vlerësim të drejtë, sipas nivelit të arritjeve. Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës.

Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë.Jam  shumë e kënaqur që shumë prej jush kanë shkëlqyer, madje edhe përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit.

Tashmë rezultatet janë të publikuara në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe secili prej jush mund të gjejë vlerësimin e testit të tij. Sot gjatë ditës do të publikoj edhe disa teste të maturantëve që janë përgjigjur saktë dhe kanë marrë pikët maksimale. Ju uroj të gjithëve shumë suksese në vazhdimin e rrugëtimit tuaj drejt dijes!” – tha Kushi.

Continue Reading

Aktualitet

EDICIONI I LAJMEVE DATA 25.06.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT DATA 26.06.2022

Published

on

By

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING