Aktualitet

Procesi i Berlinit në Tiranë, si do të ndikojë në rrugëtimin europian

Procesi i Berlinit, ka ulur në te njëjtën tryezë, ambasadorin gjerman në Shqiperi, ambasadorin e delegacionit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ish ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, Ministren per Marredhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.  Teksa Shqiperia do të jetë nikoqirja e e këtij procesi në tetor të këtij viti, deri tani janë zhvilluar dy ministeriale me ministratet e brendshëm dhe të ekonomise, përkatisht për vendet anëtare te Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.  Në këtë takim, pritet të diskutohen sfidat e së ardhmes, si do te ndikojë Procesi i Berlinit në rrugëtimin evropian të vendeve të cilat ende janë jashtë familjes së madhe europiane.  Theksi kryesor vihet tek dimensioni politik, social, ekonomik por edhe tek bashkëpunimi rajonal, që të prodhojë një realitet më komod dhe mireqënie për qytetarët e këtyre vendeve.  Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, për shkak se deri ne atë moment, procesi i zgjerimit nuk ishte premtues.

TRENDING

Exit mobile version