Politike

‘Procesi i Berlinit’/ Rama pritet nga kancelari gjerman

Nis punimet Samiti i Procesit të Berlinit, zbardhet axhenda, konferenca Scholz-Von der Leyen-Rama në mesditë (TEMAT)

Foto ilustruese

GJERMANI– Është zbardhur axhenda e Samitit të Procesit të Berlinit, që ka nisur punimet paraditen e të enjtes. Fjala hapëse i takoi kancelarit gjerman Olaf Scholz. Liderët e Ballkanit Perëndimor nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia u mblodhën sot në Berlin për të nënshkruar 3 marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe njohjen dhe kualifikimet për profesionistët. Axhenda parashikon edhe një konferencë të përbashkët mes kancelarit gjerman, presidentes së KE dhe kryeministrit Edi Rama.

Axhenda, E enjte, 3 nëntor
Ora 08.45 – Mbërritja e delegacioneve në Kancelarinë Federale
09.15 – Hapja e samitit “Procesi i Berlinit 2022”
Fjalë e hapjes nga z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
Fjalë e znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian
09.30 – Sesioni i parë i punës “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”
Fjalë e Kryeministrit (3 minuta) 10.20 – Foto zyrtare
10.50 – Sesioni i dytë i punës “Sigurimi i furnizimit me energji dhe gjetja e burimeve të reja energjetike”. Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)
11.45 – Ceremonia e nënshkrimit të tre marrëveshjeve rajonale për lëvizshmërinë
12.00 – Takim zyrtar me përfaqësues të Forumit Rinor dhe atij të Shoqërisë Civile
14.15 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit të BE-së Von der Leyen dhe z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, si mikpritësi i Samitit të ardhshëm të Berlinit.

Gjermanët korrektë me flamujt! Kosova larg nga Serbia, në mes Bashkimi Europian (KODI)

Flamujt në Berlin

GJERMANI– Berlini po pret sot të gjithë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në vendin ku po priten të gjithë politikanët, duke se gjermanët janë treguar ashtu siç janë gjithmonë, korrektë dhe të qartë. Kjo dukej edhe tek vendosja e flamujëve.

Për shembull, në mes kishin vendosur atë të tyre e të Bashkimit Europian, e më pas vendet i kishin ndarë. Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin së bashku nga njëra anë. Ndërkohë që nga ana tjetër ishin reshtuar Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje Herzegovina.

Samiti për procesin e Berlinit, Scholz: Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor

GJERMANI– Kancelari gjerman, Olaf Scholz ishte i pari që mori fjalën në nisje të samitit për procesin e Berlinit. Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur se Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor dhe se procesi i Berlinit do të nxisë integrimin.

‘Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor dhe se procesi i Berlinit do të nxisë integrimin. Është detyra jonë që ta kthejmë këtë detyrë në realitetJu dhe 6 vendet e Ballkanit perëndimor i përkisni demokracisë së lirë dhe të pavarur evropiane. Anëtarësimi juaj është në interesin tonë. Premtimi për një të ardhme evropiane, është detyra jonë për ta kthyer në realitet. Kjo është ajo që na mbledh këtu të gjithë bashkë. Jam i kënaqur të shoh se ky vizion është i ngjashëm për të gjithë ne. Bashkë, jemi të bindur se Procesi i Berlinit jo vetëm që do të ndikojë në lëshimin e potencialit të madh bashkëpunues, por do të gëzojë BE-në në çdo sanksion të saj. Sot, ju liderët e Ballkanit Perëndimor po plotësoni 3 marrëveshje të rëndësishme që do të ndihmojnë në lehtësimin e mirëqenies për qytetarët tuaj.’– u shpreh Scholz.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një fokus në samit do të marrë edhe kriza energjetike. Samiti do të nisë në orën 09:00, ndërsa përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, pritet të marrë pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, si edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Procesi i Berlinit, Rama mbërrin në vendtakim, kancelari gjerman e drejton nga kamerat: Tani kthehemi këtej!

Edi Rama dhe Olaf Scholz

GJERMANI– Procesi i Berlinit ka nisur. Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në vendin e takimit, ku është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Ky i fundit e ka pritur të dalë nga makina dhe e ka drejtuar se nga janë kamerat e gazetarëve, duke i dhënë disa herë Ramës: Tani kalojmë nga ana tjetër.

Procesi i Berlinit ka mbledhur sot në Gjermani liderët e Bashkimit Europian dhe të krerëve të Ballkanit Perëndimor.

Propozimi franko-gjerman, Kurti do flasë sot me Scholz për marrëveshjen e mundshme me Serbinë

Olaf Scholz dhe Albin Kurti

PRISHTINË– Kryeministri Albin Kurti, sot do të qëndrojë në kryeqytetin e Gjermanisë, ku do të mbahet Samiti i radhës për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit. Deri më tani, qeveria e Kosovës ka refuzuar që t’i bëjë publike përshtypjet e saj për propozimin franko-gjerman rreth një marrëveshjeje që synohet të arrihet shpejt në dialogun me Serbinë.

Megjithatë në Gjermani, Albin Kurti në Berlin do të ketë mundësi që me kancelarin gjerman, Olaf Scholz të diskutojë për propozimet e Kosovës rreth kësaj. Përshtypjet dhe propozimet e Kosovës rreth kësaj çështjeje paraprakisht i janë dërguar me shkrim edhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka dhënë detaje për “Radio Europa e Lirë”, duke u bërë komentuesi i parë i çështjes së marrëveshjes: Natyrisht që është parë (propozimi). Është parë nga një grup shumë i vogël i njerëzve. Në këtë fazë, unë nuk mund të flas për përshtypjet, vlerësimet tona apo propozimet tona, por mund të them që propozimet i kemi të shkruara dhe të dërguara te Scholz dhe Macron. U takon krerëve të shtetit të vendosin, por edhe atyre që kanë propozuar se kur është momenti që përmbajtja e idesë (propozimit franko-gjerman) të bëhet publike.

Megjithatë nuk ka preferuar që të japë më shumë komente lidhur me pikat e propozimit që ka dalë në media dhe është komentuar gjërësisht nga Serbia.

TRENDING

Exit mobile version