Aktualitet

Produktet ushqimore, 90% ndikim në rritjen e inflacionit

/ATSH/  90% e rritjes së inflacionit vjen nga çmimet e ushqimeve, ndërsa mallrat edhe shërbimet e tjera japin një ndikim më të ulët.

Në tetor të këtij viti, inflacioni u rrit drejt nivelit 2%, dhe kjo u diktua nga luhatja e  çmimve të ushqimeve dhe sidomos atyre të produkteve bujqësore.

Ndërkohë Banka e Shqipërisë vlerëson se “treguesi i presioneve të huaja inflacioniste tregon një intensitet të dobët të Indeksit të Çmimeve të Huaja, të importuara në ekonominë shqiptare”.

Sipas BSH-së, inflacioni i importuar ka ndikim të konsiderueshëm në ecurinë e çmimeve në vendin tonë. Por që në kushtet e krizës ekonomike nga pandemia, tregjet janë përballur me kërkesë të dobët që ka frenuar rritjen e çmimeve të konsumit.

Në tremujorin e tretë inflacioni shënoi 1.4%, ose 0.5% më i ulët se niveli në tremujorin paraardhës. Por inflacioni vjetor, gjatë 2020 rezulton lehtësisht më i lartë krahasuar me vitin e kaluar, duke u orjentuar drejt projeksioneve të BSh-së. /j.p/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version