Kosova

Profesori austriak me deklaratë të fuqishme për njohjen e Kosovës nga Ukraina

Drejtori i Akademisë Austriake të Paqes, njëherësh professor austriak dhe Zëvendës President i Institutit të Studimeve të Evropës Juglindore, Günther Rozenits tha se kur bëhet fjalë për çështjen serbe, administrata dhe administratorët e BE-së u japin përshtypjen vëzhguesve të jashtëm se janë në anën serbe dhe gjithmonë fajësojnë Republikën e Kosovës.

Sipas tij, lufta e në Ukrainë ka prekur sigurinë edhe te vendeve të tjera të botës, jo vetëm atyre të Ballkanit, ku në rastin e Kosovës, shtoi se bashkësia ndërkombëtare është ende prezente dhe se KFOR-i është përgjegjës për sigurinë e kufijve të territorit atje.

Krahas kësaj, Rozenits vlerësoi se lufta e Rusisë e ka nxitur Serbinë që të kërcënoj Kosovën, madje edhe të synoj të ashtuquajturën “Botën serbe”.

Profesori austriak përmendi edhe projektin e “Ballkanit të Hapur”, teksa shtoi se ky projekt nuk ka qenë asnjëherë një kontribut për sigurinë dhe zhvillimin pozitiv në rajon pasi Serbia nuk e ka njohur asnjëherë Republikën e pavarur të Kosovës si anëtare të plotë të kësaj platforme. Madje, ai kërkoi pezullimin e shtetit serb në procesin e anëtarësimit në BE.

Ndër të tjera, Rozenits tha se shumë e rëndësishme njohja e Kosovës nga Serbia në negociatat mes dy vendeve.

“BE dhe SHBA duhet ta bëjnë të qartë se njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia është kyçe! Serbia duhet të sugjerojë rrugën dhe afatin kohor për të arritur atje” – deklaroi Günther Rozenits

 

TRENDING

Exit mobile version