Connect with us

Politike

Ballkani i Hapur rrit potencialin për ndikim rus

Published

on

Profesori amerikan dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me politikën e jashtme, Edward P. Joseph, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur. Sipas tij, kjo nismë rrit potencialin për ndikimin rus. Lexoni më poshtë pjesë nga intervista e tij:

Gazeta Express: Ju jeni kundër idesë së Ballkanit të Hapur. Pse një qëndrim i tillë dhe duke parë çfarë po ndodh në Bruksel, a mendoni se ideja e Ramës dhe Vuçiqit për të krijuar iniciativën e Ballkanit të Hapur është legjitime, duke parë çfarë Brukseli po bën dhe se se si një shtet si Bullgaria mund të bllokojë gjithë procesin e integrimit. A e shihni si logjike? Edward P. Jospeh: Shumë qartë. Është ide e mirë të ketë treg të përbashkët rajonal, është ide e mirë të reduktohen barrierat, nuk është ide e mirë që kjo të bëhet jashtë kornizës së Bashkimit Europian, jashtë vlerave dhe rregullave. Nuk është mirë. Dhe arsyeja pse s’është mirë, sepse ekonomitë në rajon s’janë të barabarta. Serbia është ekonomia më e madhe në Ballkanin Perëndimor dhe të gjitha përfitimet në Open Balkan, shumica e tyre do të shkojnë më shumë tek Serbia sesa tek të tjerët. Do të kenë më shumë investime të jashtme, do të kenë mundësi të eksportojnë mallra me vlerë më të madhe dhe kjo fuqi ekonomike përkthehet në fuqi politike. Ky është problemi kur e ke një shtet që ka tendenca të forta autoritare dhe ky është gabim dhe është e rrezikshme. Kjo është pse Ballkani i Hapur është gabim. Kjo do të çojë në një Serbi më të fortë ekonomike dhe do ta ketë më shumë e mundur që të minojë sovranitetin e fqinjëve, në mënyrë të veçantë të Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Prandaj, është gabim.

Gazeta Express: Por, me apo pa “Open Balkan”, Kosova importon miliona nga Serbia brenda muajve…

Edward P. Joseph: Shiko. Kjo është në rregull. Ti mund të kesh tregti me Serbinë. Por s’mund të ketë një iniciativë rajonale ku Serbia dhe fqinjët s’janë në kuadër të një kornize që është më e madhe se shtetet në vete. Nuk duhet t’i lihet vetëm rajonit, sepse nëse i lihet vetëm rajonit, Serbia do të dominojë dhe kjo do të rrisë tensionet mes shteteve dhe rrit perspektivën e Serbisë për të minuar sovranitetin e fqinjëve dhe do të ketë më shumë konflikt që redukton gjithë synimin për të pasur një treg të përbashkët në rend të parë. Tregtia në vete s’krijon mirëbesim. Ajo çfarë ka rëndësi është karakteri i pushteteve, nëse është demokratik apo autoritar. Dhe e shohim çdo ditë në Ukrainë dhe Rusisë, sepse Rusia ka qenë një prej partnerëve kryesor të Ukrainës. A shihni mirëbesim mes Rusisë dhe Ukrainës – s’ka besim. Dhe ju e merrni këtë në Ballkan. Serbia dhe Mali i Zi kanë shumë tregti. Mali i Zi është partneri kryesor për eksport dhe import me Serbinë, por ka besim shumë pak. Pra, ka shumë tregti mes Serbisë dhe Mali të Zi dhe ka shumë pak besim. Pra, kjo është çështja. Që besimi dhe tregtia duhet të jenë në kuadër të një kornize më të gjerë dhe kjo është nën kornizën e gjerë të BE-së.

Gazeta Express: Por është një arsye që Rama dhe Vuçiq…

Edward P. Joseph: S’pajtohem me arsyen..

Gazeta Express: Por çfarë mund të thoni për Procesin e Berlinit?

Edward P. Joseph: Po, ata mund ta bëjnë atë. Ata mund të bëjnë Procesin e Berlinit që s’ka të bëjë asgjë me Bullgarinë. Ata mund të bëjnë Procesin e Berlinit dhe SHBA-ja që po e promovon Ballkanin e Hapur mund ta përkrahë Procesin e Berlinit.

Gazeta Express: Por, janë katër marrëveshje që s’po e gjejnë rrugën e implementimit. Kancelarja Merkel kishte bërë thirrje disa herë që shtetet duhet të implementojnë marrëveshjet dhe tani kemi parë kancelarin Scholz që erdhi në Kosovë …

Edward P. Joseph: Cili është dallimi aty? Pse duhet të implementosh marrëveshjet në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe jo në kuadër të Procesit të Berlinit? Duhet të jenë marrëveshjet e njëjta, të tregtisë, lirisë së lëvizjes, punësimit, shërbimeve. Pse ata mund ta bëjnë këtë në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe jo në kuadër të Procesit të Berlinit? Janë të njëjtat. Por, ata e bëjnë këtë në një kornizë, ku raporti mes këtyre shteteve dhe respekti reciprok kërkohet nga një fuqi më e madhe. Dhe kjo është bërë në kuadër të vlerave europiane dhe lëvizjes drejt një tregu më të madh të Bashkimit Europian. Dhe SHBA-ja mund ta mbështesin këtë proces. Nëse e bëjnë këtë për Ballkanin e Hapur, mund ta bëjnë edhe për Procesin e Berlinit.

Gazeta Express: Pse mendoni se SHBA-ja ka një qëndrim mbështetës për Ballkanin e Hapur, sepse kemi parë z.Escobar dhe ambasadori z.Hill që kanë qenë pjesë e takimit në Maqedoninë e Veriut. A e shihni këtë si një përpjekje të SHBA-së që ta ketë nën kontroll se çfarë po ndodh me Open Balkan, apo ata vetëm e mbështesin, sepse ka frikë që mund të ketë influencë ruse përmes Serbisë. A e shihni këtë si një përpjekje të SHBA-së për ta mbajtur nën kontroll, apo vetëm mendojnë që është një mënyrë e mirë për bashkëpunim rajonal?

Edward P. Joseph: Dua të jem shumë i qartë. Nuk mund të spekuloj se pse SHBA-ja e bën këtë. Por, do të përgjigjem tek argumenti që Open Balkan do ta mbajë Rusinë jashtë. Rasti është komplet e kundërta. Open Balkan e rrit potencialin për influencë ruse, sepse sateliti dhe aleati i Rusisë është Serbia. Kështu që nëse Serbia rrit fuqinë ekonomikisht, influenca e Serbisë do të jetë më e madhe dhe influenca e Rusisë do të jetë më e madhe. Kështu që s’ka sens. Arsyeja tjetër është që Rusia hapur po e mbështet Ballkanin e Hapur. Nuk është vetëm Lavrovi, por edhe “Sputnik Serbia” një numër titujsh. Kështu që, nuk them se pse SHBA-ja. Por, nuk është një argument i mirë që Open Balkan e mban jashtë Rusinë.

Gazeta Express: Por si mund të shpjegohet që Edi Rama e mbështet Ballkanin e Hapur?

Edward P. Joseph: Kjo shpjegohet në artikull. Njerëzit dhe shtetet që i frikësohen Ballkanit të Hapur, i frikësohen Serbisë. Kosova ka arsye të mira për t’iu frikësuar Serbisë. Mali i Zi ka arsye të mira. Boshnjakët dhe kroatët kanë arsye për t’iu frikësuar Serbisë. Shqipëria s’ka, sepse Shqipëria s’ka serbë dhe s’ka pretendime territoriale të Serbisë në Shqipëri. Kur Aleksandar Vuçiq synon Serbinë e Madhe apo Botën Serbe, kjo nuk e prek Shqipërinë. Nuk e prek Shqipërinë. E prek Bosnjën, Malin e Zi, Kosovën. Nuk e prek Maqedoninë e Veriut. Ata kanë çështje me Bullgarinë. Kjo është shumë e thjeshtë. Edi Rama nuk përballet me kërcënime direkte agresioni nga Serbia. Prandaj, ai sheh përfitime politike dhe ekonomike për vete dhe vendin e tij. Kjo është pse.

Politike

Sekuestrimi i 1 ton drogë, reagon ministri i brendshëm

Published

on

By

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas njoftimit të policisë për goditjen e një rasti të trafikut të drogës në drejtim të Italisë, ku në afërsi të Karaburunit u sekuestruan 992 kg kanabis dhe u arrestuan 3 skafistë nga Vlora dhe 2 shtetas ukrainas.

“Operacioni i sotëm ndërkombëtar në Vlorë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza për goditjen e një grupi të trafikut të drogës me mjete lundruese dhe sekuestrimin e një rreth 1 ton marijuanë, është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar”, shprehet Çuçi.

Në vijim, ministri përgëzon të gjithë efektivët që u bënë pjesë e operacionit, duke theksuar se kjo luftë do të vazhdojë.

“Përgëzime të gjithë oficerëve shqiptarë e italianë që morën pjesë në këtë operacion të mirëkoordinuar nga ajri, deti dhe toka. Qëndrojmë frontalisht të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen, me bindjen se vetëm në këtë mënyrë krijojmë siguri për shoqërinë dhe garantojmë të ardhmen tonë”, shprehet ai.

Continue Reading

Politike

‘Ekonomia në krizë’, Berisha dy kërkesa ndaj Ramës

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat i ka drejtuar dy kërkesa qeverisë.

Berisha tha se PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës, si dhe të subvencionohen urgjent biletat e transportit urban dhe interurban.

Sali Berisha: Po rrënojnë buxhetet familjare, dhe ajo që po e ndjen fuqishëm për fat të keq është sektori i turizmit. Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban. Ky propozim nuk është i pabazuar, por është i bazuar në një praktikë të cilën kanë vendosur një seri vendesh europiane.

Së dyti PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës i cili në vendin tonë në vlerën 1.1 euro është më i larti në botë.

E di që Rama me arrogancë nuk do t’i pranojë por e garantoj se qytetarët me revoltën e ardhshme do të vendosin për këto kërkesa dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencës së PD.

 

Continue Reading

Politike

Meta ka rikujtuar 31-vjetorin e largimit të shqiptarëve

Published

on

By

Ishte 8 gushti i vitit 1991, kur anija “Vlora” e cila u nis nga Durrësi me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, u shfaq në portin e Barit.

Në bord kishte burra, gra dhe fëmijë të cilët prisnin për fatin e tyre midis dy brigjeve të Detit Adriatik.

Anija Vlora

Anija Vlora ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar. Më 7 gusht 1991, ajo sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam sheqeri. Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindisit, e më pas u drejtua drej Barit.

Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte episodi më i famshëm, por sigurisht jo i vetmi. Regjimi komunist në Shqipëri kishte izoluar vendin nga bota perëndimore, duke sjellë shtimin e varfërisë. Pas rënies së diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1985, situata nuk u përmirësua, e kështu, falë ndikimit të stacioneve italiane, filluan lëvizjet e shqiptarëve për kërkimin e një të ardhmeje më të mirë.

Ish Presidenti Ilir Meta ka rikujtuar sot 31-vjetorin e largimit masiv të shqiptarëve drejt një jete më të mirë.

Meta shkruan se edhe pas 31 vitesh, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.

“Pas 31 viteve nga këto pamje tronditëse dhe emocionuese të 8 gushtit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes “Vlora” nisën udhëtimin drejt lirisë, për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë, eksodi i shqiptarëve vijon dhimbshëm.

Edhe sot, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.

Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri shumicën e qytetarëve, për të pasuruar një pakicë.

Europa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta!

REFERENDUMI, kryefjala e angazhimit madhor të Partisë së Lirisë”, shkruan Meta në Facebook.

Continue Reading

Politike

Blushi thirrje për protestë: Qeveri hajdutësh

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me një status të publikuar pak më parë nga Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçci, i cili publikoi një viodeo me followersa fake të cilët komentonin në postimet e kryeminisrit Rama.

Blushi ka bërë thirrje që nesër qytetarët të dalin në protestë kundër kësaj qeverie që e quajti një bandë hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe followersa nga Bangladeshi.

“’Argëtohuni’ sot me Fake-Qeverinë dhe nesër të gjithë në protestë kundër kësaj bande hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe followersa nga Bangladeshi”, ka shkruar Blushi.

Continue Reading

Politike

Vdekja e 7-vjeçares, Berisha: Mbështetje të plotë

Published

on

By

Kreu i PD-së Sali Berisha ka konfirmuar mbështetjen e tij për protestës e paralajmëruar të së hënës për vrasjen e Jonada Avdias më 2 gusht në Himarë nga skafi që drejtohej nga polici Arian Tase.

Berisha bën thirrje për të marrë pjesë.
“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre!”, shkruan Berisha.

Berisha Fb

Të enjten më 4 gusht shoqëria civile mbajti një protestë që u mbështet nga forcat opozitare, e cila përfundoi me një ultimatum për kryeministrin Edi Rama për të larguar dy ministrat si dhe drejtorin e Policisë.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING