Kosova

Profesori shpërthen ashpër ndaj serbëve që provokuan Rita Orën – Ka këtë mesazh

Gjatë ditëve të fundit një temë e diskutuar ka qenë hedhja e flamurit të Serbisë gjatë performancës së Rita Orës në Hungari, situate kjo që ka arritur të sjellë reagime në opinonin publik.

Është profesori universitar Enver Bytyçi ai i cili u shpreh se e gjitha ka qenë e orkestruar të flitet që “Rita këndoi me flamurin tonë”

“Nuk ka njerëz më pervers në botë! Shfrytëzojnë rastin e “pavetëdijes” së këngëtares, e përqëndruar te kënga dhe performance, për të bërë propagandë. Gjithçka perverse, mjafton që të tërhiqej vëmendja e botës së qytetëruar!” – deklaroi Bytyci

Sipas tij, “Dhe diletantët, idiotët e dobishëm, psikopatët e narcistët shqiptarë morën hov të paparë për ta sulmuar yllin e muzikës, Rita Orën, pse nuk e pa që ai flamur na paska qenë i Serbisë?!

“Sikur të reagonin kështu kundër ploitikanëve shqiptarë, që çdo ditë, hapur dhe pa maska punojnë për Serbinë, me kohë do ishim bërë shteti me reputacionin më të madh në Europë! Luftoni tradhtarët o të mjerë dhe jo Ritën që na nderon kudo në botë!” – theksoi Enver Bytyci

Këngëtarja e njohur, Rita Ora ka reaguar pas videos e cila po qarkullon në rrjetet sociale. Ajo ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket, dhe se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.

“Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua ta bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzitja popullin tim apo dhe familjen time”, është shprehur Rita Ora

TRENDING

Exit mobile version