Aktualitet

Projektbuxheti i vitit 2021: Ja si do parashikohet ndarja e fondeve.

Qeveria ka parashikuar një fond prej 3 miliard lekësh për kompensimin e pronarëve si edhe 1 miliard lekë për të përndjekurit politik.

Në total, qeveria ka planifikuar që në vitin 2021 të shpenzojë 587.6 miliard lekë, ndërkohë që të ardhurat janë planifikuar të jenë 479 miliard lekë me një deficit buxhetor prej 6.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Eshte parashikuar në projketbuxhetin për vitin 2021, në të cilën është parashikuar edhe një fond prej 22.2 miliard lekësh për ndihmën ekonomike dhe 800 milion lekë për pagesën e papunësisë. Gjithashtu, 2.2 miliard lekë janë parashikuar për bonusin e lindjes.

Treguesit e deficitit buxhetor janë më të lartat e viteve të fundit dhe sipas qeverisë janë ndikuar nga pandemia si edhe goditja që mori ekonomia e vendit prej tërmetit të 26 nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version