Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për 3 infermieret dhe sanitaren tek ‘’Shefqet Ndroqi’’ që kishin ngritur një skemë kriminale bashkë me Tire Alldervishin.
Të gjitha punonjëset e ‘’Shefqet Ndroqit’’ të cilat kishin krijuar një skemë kriminale brenda spitalit për të zhvatur pacientët me COVID-19 dhe familjarët e tyre akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim.
Në fillim u zbulua sanitarja Tire Alldervishi e cila duke u hequr si infermiere i kishte zhvatur familjares së një pacienteje 8 milionë lekë të vjetra, duke mos i shërbyer nënës së saj. Më pas erdhën dhe 4 arrestimet e tjera.