Kronike

Prostitucion në Itali, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim

Andrea Ajsallari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar nga policia e Beratit.

Ai akuzohet për kanosje dhe për shfrytëzim për prostitucion.

48-vjeçari banues në Skrapar, pritet që të ekstradohet drejt Italisë.

Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

TRENDING

Exit mobile version