Politike

Protesta e 12 nëntorit/ Meta: Ditë e demokracisë

Protesta e 12 nëntorit do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë, thotë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një deklaratë për gazetarët këtë pasdite, Meta tha se qytetarët mezi e ka në pritur këtë protestë, kundër të gjitha skandaleve të qeverisë.

“Ne i kemi ftuar qytetarët dhe jemi të sigurt se mezi e kanë pritur një datë për të shprehur padurimin e tyre për ndryshim dhe protestën e tyre për të gjitha këto skandale të llahtarshme ku është zhytur kjo qeveri që ka goditur perspektiven e vendit dhe ka vrarë shpresën e të rinjve. 12 nëntori do të jetë një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe rizgjimin e dinjitetit kombëtar”, u shpreh Meta.

TRENDING

Exit mobile version