Connect with us

Politike

Berisha: Protestë e popullit shqiptarë në 7 korrik

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se një koalicion i madh do të dalë për të protestuar në 7 korrik në orën 19:00 në Tiranë.

Duke folur në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Berisha sulmoi sërish bordet e ngritura nga qeveria për përcaktimin e çmimeve tavan të karburantit dhe ushqimeve.

“Protesta e 7 korrikut ka një rëndësi shumë të madhe jo si një protestë e PD-së, por si një protestë e mbarë qytetarëve shqiptarë. Nuk ka dyshim se roli i PD-së në organizimin e kësaj proteste është përcaktues, por PD shkon drejt kësaj proteste me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile, personalitete publike dhe forca politike opozitare të vërteta parlamentare dhe jashtë parlamentare”, tha Berisha.

Sipas tij “Nuk ka dyshim se problemi më kryesor është një lak në fytin e shqiptarëve që po shtrëngohet çdo ditë e më shumë nga çmimet stratosferike të bordeve komuniste të qeverisë së Edi Ramës. Unë mund tu them shqiptarëve se bordet për llogari të qeverisë dhe të oligarkëve janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës, të cilët rrisin çmimet jashtë çdo lloj logjike tregu. Dy ditë më parë fuçia e naftës në bursë ka qene 108 dollarë, nafta në treg ka qenë mbi 2600 lekë. Një muaj më parë kur fuçia e naftës ishte 108 dollarë, çmimi i naftës në tregun shqiptar ishte 2240 lekë. Bordet janë bërë zëdhënëse të një shfrytëzimi të egër të  qytetarëve shqiptarë”.

Politike

Blushi thirrje për protestë: Qeveri hajdutësh

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me një status të publikuar pak më parë nga Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçci, i cili publikoi një viodeo me followersa fake të cilët komentonin në postimet e kryeminisrit Rama.

Blushi ka bërë thirrje që nesër qytetarët të dalin në protestë kundër kësaj qeverie që e quajti një bandë hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe followersa nga Bangladeshi.

“’Argëtohuni’ sot me Fake-Qeverinë dhe nesër të gjithë në protestë kundër kësaj bande hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe followersa nga Bangladeshi”, ka shkruar Blushi.

Continue Reading

Politike

Vdekja e 7-vjeçares, Berisha: Mbështetje të plotë

Published

on

By

Kreu i PD-së Sali Berisha ka konfirmuar mbështetjen e tij për protestës e paralajmëruar të së hënës për vrasjen e Jonada Avdias më 2 gusht në Himarë nga skafi që drejtohej nga polici Arian Tase.

Berisha bën thirrje për të marrë pjesë.
“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre!”, shkruan Berisha.

Berisha Fb

Të enjten më 4 gusht shoqëria civile mbajti një protestë që u mbështet nga forcat opozitare, e cila përfundoi me një ultimatum për kryeministrin Edi Rama për të larguar dy ministrat si dhe drejtorin e Policisë.

Continue Reading

Politike

Begaj formon skuadrën e tij këshilluese, ja emrat

Published

on

By

Ish kryetari i KQZ-së, Klement Zguri do të jetë këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ky ka qenë një nga emërimet e para që ka bërë kreu i shtetit, i cili po formon skuadrën e tij këshilluese për mandatin e tij 5-vjeçar.

Presidenca ende nuk i ka publikuar përzgjedhjet e Begajt, duke pritur të ngrihet ekipi i plotë.

Disa prej emrave kyç që do të ndihmojnë kreun e shtetit në ushtrimin e detyrës së tij.

Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës do të jetë Florjan Kali.

Ai e ka mbajtur këtë post më herët në ministrinë e Mbrojtjes, ku ka bashkëpunuar me Presidentin e sotëm, kur Begaj drejtonte ushtrinë shqiptare.

Kabinetin e Presidentit do ta drejtojë Eduard Seitaj. Ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Transporteve në kohën e Edmond Haxhinastos.

Valter Ibrahimi do të jetë Këshilltar Diplomatik, një zyrtar me një karrierë të gjatë që është rekrutuar në Shërbimin e Jashtëm shqiptar në dhjetor 1992.

Fatmir Çela do të jetë një tjetër këshilltar i Presidenti.

Begaj ka ftuar edhe dy gazetare për të ndërtuar ekipin e tij të komunikimit. E para është Lira Çanga, e cila 10 vitet e fundit ka punuar në OSBE.

Tjetra, është Alisa Demollari, e cila ka qenë zëdhënëse e disa ministrave në shëndetësi e drejtësi, gjatë qeverisjes Rama-Meta.

Presidenti është duke zhvilluar të tjera rekrutime deri në plotësimin e ekipit të tij.

Continue Reading

Politike

PD: Rama dhe drejtësia ndajnë paratë bashkë

Published

on

By

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Jamarbër Malltezi, në një deklaratë nga selia blu, ka akuzuar organet e drejtësisë se janë “bashkëpunëtore” në aferën e inceneratorëve.

Sipas tij, drejtësia dhe Soros i ndajnë paratë bashkë, ndërsa shtoi se po paguhet shumë në mënyrë që afera e inceneratorëve të varroset.

“Paguhet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, me të cilën kanë vjedhur 105 milion euro deri tani, dhe vijojnë çdo ditë. Jo vetëm para’ të shqiptarëve, por edhe taksapaguesve europianë.
Bashkimi Europian ka dhënë 4 milionë euro për përafrim legjislacioni mjedisor përmes projekteve STEMA dhe Selea. Sapo u sinkronizuan ligjet, u hartuan Strategjia dhe Plani Kombëtar i Mbetjeve.

Këto u injoruan dhe u vrapua pas një propozimi të pakërkuar për inceneratorë.
Inceneratorët bien ndesh, qoftë me strategjinë, qoftë me planin e veprimit të financuara nga Bashkimi Europian.

 

 

Pesë pyetje të thjeshta për SPAK:

1. Pse u dhunua Strategjia dhe Plani Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve që ishin në fuqi?

2. Pse u firmos kontrata, ndonëse APP kish sqaruar se procedura ishte e kundraligjshme?

3. Edi Ramën e zuri ndonjë hall i madh apo bëri ndonjë pazar po kaq të madh që firmosi kontratë në kundërshtim me ligjin?

4. Pse u mashtrua sikur kompania e sapokrijuar kishte eksperiencë të madhe me incenerimin? Si qëlloka që miqtë e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt qenkan ‘nonat e incenerimit’?

5. Çfarë halli apo pazari e detyruan Edi Ramën që gënjeu sikur u kryen 10 procedura brenda 1 dite?
Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shumë të vështira për drejtësinë e Soros.
Ne kemi një përfundim: Të gjitha këto ndodhin sepse ata i ndajnë paratë së bashku”, tha ai.

Continue Reading

Politike

Meta: AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferave

Published

on

By

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, shprehet se drejtoresha e AZHBR-së gënjen hapur lidhur me implikimin në aferën e inceneratorëve.

Meta gjithashtu thekson se kjo është arsye përse edhe bujqësia sot është në mjerim, pasi sipas tij AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferave.

Statusi:

Dëgjoni si drejtoresha e AZHBR gënjen hapur përfaqësuesin e Shoqatave të Fermerëve, Ervin Resuli për implikimin në aferën e inceneratorëve. Ndaj është bujqësia në mjerim se edhe AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferës se inceneratorëve.

 

 

 

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING