Politike

Protesta e dhunshme ne seline e PD- Berisha ne konference per shtyp

Sali Berisha duket se ka vendosur të ‘mbylle sytë” dhe të mos shoh dhunën që u zhvillua gjatë protestës së sotme në selinë e PD. Ai tha se protesta ishte paqësore dhe nderoi personat që çan dyert e blinduara të PD.
“Basha është një aleancë krimi dhe dhune ndaj demokratëve dhe PD me Edi Ramën pengmarrësin e tij. Protesta ishte tërësish paqësore, vetëkuptohet kjo protestë kishte detyrë të hapte dyert e blinduar të mbyllura nga Rama dhe pengun e tij Basha. Nderim të madh të gjithë protestuesve që me guxim vendosmëri dhe gjakftohtësi çanë blindet e Ramës dhe peng Bashën pa gërvishtua qoftë dhe një person të vetëm”, tha Berisha.
Berisha bëri të ditur se protestat do të jenë të pandalshme deri në marrjen e selisë së PD
“Protesta, protesta, protesta, nuk do të ndalemi”, tha ai
BERISHA: E gjithë Shqipëria me një program të caktuar do të jetë në protestë, protestë dhe vetëm protestë. Kjo është ajo që doja t’ju komunikoja.
….
Padi ndaj Bashës? Berisha: Që aty ka vrasës kjo është evidente. Njëri ka mbiemrin Shata. Që aty ka person në kërkim është evidente. Ka fotot të personave të grupeve fondamentaliste. Grupi ynë juridik do i konsiderojë të gjitha procedurat ligjore. Ne nuk kemi besim tek drejtësia e Edi Ramës, por dosjet mbeten. E drejtësia vonon e nuk harron.
….
BERISHA: E vërteta është se selia e PD, sicc e patë dhe ju, është objekt i Ministrisë së Brendshme të narkoqeverisë. Nuk ka ndodhur kurrë që një parti opozitare të pushtohet nga qeveria. Nuk është seli e partisë, është bunker personal i Lulzim Bashës. Natyrisht, protestuesit paqësore erdhën për ta ccliruar ndërtesën e tyre, jo për t’u përballur me forcën dhe egërsinë e narkoqeverisë. Besuam se policia nuk do të ndërhynte kurrë në territorin e ndërtesës së një partie politike. Sicc ishit ju dëshmitarë nuk ndodhi asgjë kërcëneuese. Nuk ka një njeri të gërvishtur qoftë në seli, qoftë jashtë saj, dëshmon karakterin paqësor. është fituar jo pak, nqs nuk është ccliruar selia, do t’i marrë hua një shprehje të kolegut tuaj Andi Bejtje. “Godinwn e mbajti. por u mor në Kryeministri”. Kjo është shumë një motivim edhe më i madh për popullin opozitar.
…..
BERISHA: E gjithë Shqipëria me një program të caktuar do të jetë në protestë, protestë dhe vetëm protestë. Kjo është ajo që doja t’ju komunikoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version