Politike

Protesta e Metës, reagon ambasada amerikane

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar në një postim në Facebook duke paralajmëruar qytetarët lidhur me tubimin që është paralajmëruar në Tiranë në orën 18:00.  Në njoftimin e mbasadës thuhet se  qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha.

 

“Një protestë është programuar për t’u zhvilluar sot pranë landfillit të Sharrës, rreth 6 kilometra në perëndim të Ambasadës Amerikane. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha. Edhe pse shumë ngjarje të mëdha kalojnë paqësisht, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat vendase dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

Kujtojmë se kreu i PL-së Ilir Meta ka paralajmëruar një protestë në inceneratorin e Tiranës ditën e sotme.

TRENDING

Exit mobile version