Politike

Protesta para bashkisë, Alimehmeti: Për çdo aksion ka dhe një reaksion

Lëvizjet e fundit të SPAK që kanë çuar në pranga disa drejtorë dhe ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës. Kreu i grupit të këshilltarëve bashkiakë të opozitës Ilir Alimehmeti tha  se prej kohësh vijon paligjshmëria në bashkinë e Tiranës, me këshilltarët bashkiakë që nuk kanë akses për informacione dhe as për interpelanca dhe mbledhje, prandaj dhe protesta të premten ishte një reaksion.

‘Për çdo aksion ka dhe një reaksion, është ligji i tretë i Njutonit. U penguam të bënim detyrën tonë si këshilltarë bashkiakë. Aksesi për informacion, për mbledhje u pengua me polici. Duke pasur frikë nga njerëzit, këshilltarët bashkiakë. Në detyrën tonë u penguam. Atë ditë ishte flagrante. Ka nisur që në qershor kjo histori. Veliaj nuk u betua. Mbledhjet e këshillit bashkiak nuk transmetohen. Kemi çuar shkresa të panumërta për informacion, nuk kemi marrë. Kemi bërë kërkesë për interpelancë nuk kemi marrë përgjigjje. Çdolloj amendamenti, kërkese hidhet poshtë. Ajo që patë është një përshkallëzim i situatës.’, tha Alimehmeti për Babaramon.

Sekretari i PL-së Tedi Blushi, tha se arrestimi i drejtorëve është pjesë e një skenari të drejtësisë me regji, pasi në pranga sipas tij duhej të ishte kryebashkiaku.

‘E kemi paralajmëruar prej 1 viti, si pjesë e një skenari të drejtësisë me regji. Prej kohësh kemi paralajmëruar se gjithë drejtorët e bashkisë do të shkojnë në burg. I pari që duhet të arrestohet është kryerbashkiaku Veliaj. Mori kompetencat e institucioneve të tjera. Me firmën e tij qytetarët e Tiranës kanë hyrë në borxh prej 30 vitesh të paguajnë 80 mijë euro në ditën për një shërbim që nuk kryhet. Tirana vetëm vidhet. E vetmja gjë që pastrohet në Tiranë, janë paratë e pista.’, u shpreh Tedi Blushi

TRENDING

Exit mobile version