Politike

Protesta te Bashkia/ Berisha: Lu*ftë frontale kundër korrupsionit!

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar protestën që u mbajt paraditen e sotme te Bashkia e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha u shpreh se protesta ishte një betejë kundër korrupsionit,  betejë për jetën ose vdekjen e kombit shqiptar.

“Është betejë për Shqipërinë.  Korrupsioni është shndërruar në fuqinë toksike më të egër, më të rrezikshme që shqiptarët janë përballur në historinë.

Korrupsioni i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, i mbështetur nga Dumanër dhe Zamanër, kjo organizatë kriminale, po tjetërson shqiptarët, po shpërfytyron shqiptarët.

Po shpërfytyron Shqipërinë”, tha Berisha ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë dhe misionare, luftëtarë të vërtetë të lirisë.

Përshëndetjet e mia më të përzemërta ju dhe të gjithë atyre që shënuan sot tek Bashkia e Tiranës, prag-fitoren e merituar të opozitës, prag-fitoren e pashmangshme në betejën e shenjtë kundër armikut më të egër të shqiptarëve, korrupsionit të Erion Veliajt, Edi Ramës, Dumanëve dhe klikës së tyre.

Miqtë e mi, beteja kundër korrupsionit është betejë për jetën ose vdekjen e kombit shqiptar.

Është betejë për të ardhmen e shqiptarëve.

Është betejë për qenien e tyre.

Është betejë për Shqipërinë.

Korrupsioni është shndërruar në fuqinë toksike më të egër, më të rrezikshme që shqiptarët janë përballur në historinë.

Korrupsioni i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, i mbështetur nga Dumanër dhe Zamanër, kjo organizatë kriminale, po tjetërson shqiptarët, po shpërfytyron shqiptarët.

Po shpërfytyron Shqipërinë.

Sot ju ishit prag-fitorja. Të sigurt të jeni se fitorja është e juaja.

Se fitorja juaj është fitorja e Shqipërisë.

Është fitorja e kombit shqiptar.

Është fitorja e Europës, e botës së qytetëruar.

Ndaj dhe në sulm, në sulm dhe vetëm në sulm.

Luftë frontale kundër korrupsionit.

TRENDING

Exit mobile version