Aktualitet

Qytetarët ultimatum Ramës: Shkarko dy ministrat

Ka zgjatur rreth 1 orë e 40 minuta protesta qytetare mbrëmjen e sotme në Tiranë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku humb i jetën në mënyrë tragjike 7-vjeçrja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.

Fillimisht qytetarët u grumbulluan para Ministrisë së brendshme, për të vijuar më pas drejt kryeministrisë dhe Presidencës.

Në fund të protestës qytetarët i kanë lënë afat kryeministrit Edi Rama që deri ditën e hënë të shkarkojë Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, Ministren e Kultures Mirela Kumbaro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano, të në të kundërt do të dalin sërish në protestë.

Kjo protestë ka nisur nën moton: “Nuk e vrau varka, por shteti”. Në këtë protestë kanë marrë pjesë edhe familjarë të vajzës së ndjerë, të cilët kanë kërkuar drejtësi për ngjarjen, duke hedhur akuza ndaj shtetit. Po ashtu të pranishëm janë shumë fëmijë të shoqëruar nga prindërit.

Shoqëria civile ka bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, duke i bërë përgjegjës për ngjarjen tragjike.

Pas Kryeministrisë, dhe Presidencës protestuesit janë zhvendosur sërish.  Ata kanë marshuar drejt institucionit të Drejtërisë së Policisë. Protestuesit, kërkojnë një qëndrim zyrtar edhe nga Presidenti i Republikës.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Qytetarët i kanë dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama se nëse deri të hënën nuk shkarkon dy ministrat sipas tyre përgjegjës, protesta nuk do ndalen.

Pas kreut të PD, Sali Berisha, edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është bashkuar protestës së qytetarëve para Ministrisë së Brendshme, pas ngjarjes tragjike të dy ditëve më parë në Himarë, ku u vra 7-vjeçarja Joanda Avida, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase.

Në këtë protestë Meta ishte i shoqëruar nga djali i tij.

Kreu i PD, Sali Berisha, i është bashkuar protestës së thirrur nga shoqëria civile para Ministrisë së Brendshme, pas tragjedisë së Himarës ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.

Berisha tha për mediat se ky është sezo0ni më i dështuar, por Rama deklaron të kundërtën.

Sipas tij kjo është sjellja e një njeriu që do të shmangë çdo lloj përgjegjësie.

“Ai i vendosur që të mos reflektojë, mos dëshmojë as minimumin e përgjegjësisë për këtë zhvillim dramatik, vendosi të politizojë në shkallë ekstreme, duke përdorur epirtet që përdoren nga ata me probleme mendore”, tha Berisha.

Tensione në protestën për vrasjen e 7-vjeçares, qytetarët përplasen me policinë. Ata kanë vazhduar me thirrjet se vajzën 7-vjeçare në Himarë e vrau shteti.

Qytetarët kanë bërë thirrje për dorëheqje të ministrit Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe drejtuesit të Policisë, Gledis Nano.

Me qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë mbrëmjen e sotme në protestë përballë Ministrisë së Brendshme, pas ngjarjes tragjike të dy ditëve më parë në plazhin e Potamit në Himarë.

Ajo që bie në sy janë thirrjet e qytetarëve të cilët kërkojnë drejtësi për Jonada Avdian, 7-vjeçarja e cila u vra në breg të detit pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.

Në protestë gjithashtu janë edhe fëmijë të cilët mbajnë në duart e tyre pankarta ku shkruajnë” A mund të luaj në breg me babin?”.

Ndërkohë që të pyetur nga gazetarja e Abc, Erneta Shevroja, qytetarët shprehen se kanë dalë në protestë pasi ndihen të pasigurtë në Shqipëri, pasi shteti nuk funksionon

Protestës së qytetarëve para Ministrisë së Brendshme pas tragjedisë së Himarës, një e afërme e familjes Avdia, i kërkoi kryeministrit dhe ministrit Çuçi që mos e thellojnë më plagën e kësaj familjeje.

Ajo tha se një njeri i veshur me uniformë vrau Jonadën e cila ishte me pushime në breg.

Ka vetëm disa minuta që ka nisur protesta me moton: “Nuk e vrau varka, por shteti” para Ministrisë së Brendshme.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Qindra qytetarë janë bërë pjesë e protestës, me pankarta në duar dhe thirrje për drejtësi.

Mes tyre është vënë re dhe reperi i njohur Stresi, i cili më herët ka reaguar i revoltuar në rrjetet sociale, duke u shprehur se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, duhet të japin dorëheqjen.

TRENDING

Exit mobile version