Provimet e Maturës, maturantët testohen sot në Gjuhën Shqipe! Klasat me 10- 15 persona, kush mban telefon del jashtë provimit

Rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen ditën e sotme provimit të  dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë . Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku do të bëhet provimi. Edhe në këtë testim të dytë, maturantët do të duhet të zbatojnë rregullat anti-covid. Në një klase do të jenë 10-15 maturantë. Nëse maturanti ditën e provimit do të jetë i infektuar me Covid, nuk do të futet në provim por do të ketë mundësi që ta japë në sezonin e vjeshtës.

Teza do të përmbajnë pytje me alternativa dhe pyetje me zhvillim, që do të jenë të orientuara drejt përgjigjeve logjike dhe jo riprodhimit. Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).

Maturanti nuk lejohet të ketë telefon me vetë, nëse konstatohet me telefon do të përjashtohet nga provimi. Mbikëqyrja bëhet me përfaqësues të MASR, përgjigjes administrimi.

Datat e provimeve te Matures Shteterore 2021:

3 qershor-Gjuha e huaj

7 qershor-Gjuha Shqipe

11 qershor-Matematika

15 qershor-Lënda me zgjedhje

Related Posts

Kategorite

BIoscalin