Politike

‘PS do kërkesë falje?’/ Celibashi: 927 tentativa për votim të dyfishtë

Ilirjan Celibashi: Kanë ardhur 29 denoncime të paktën formalisht, janë 4 denoncime nga 2 subjekte zgjedhor, 2 nga PS dhe 1 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. PS ka denoncime për kandidatin e BF në Elbasan dhe në Tiranë, në 2 raste për thyerje të heshtjes zgjedhore. 1 denoncim nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për shpërndarje të bazës materiale për orët e para të procesit të votimit.

24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm. Bashkitë me më shumë probleme janë Tirana, Elbasani, Durrësit, Dropulli, Kamza, Konispoli, Lezha, Peshkopia dhe Tropoja. Në Dropull denoncimi lidhet me prishjen e pajisjes Pay, ka denoncime për intimidimin e votuesve, lidhur me postimet, me përmbajtje elektorale në rrjetet sociale, natyra e denoncimeve. Ka denoncime dhe për votim familjar në disa qendra votimi apo bashki.

Përsa i përket procesit të identifikimit dhe pjesëmarrjes, janë 998 mijë e 663 votues të cilët janë identifikuar përmes pajisjes elektronike që janë edhe votues, kjo për ata persona që identifikojmë përmes pajisjes, nga këto janë 98,83 për qind që iu është marrë shenja e gishtit, pjesa tjetër janë lexuar përmes kartës, por shënja e gishtit nuk ka qenë e mundur. Kemi verifikuar 927 tentativa për votim të dyfishtë. 14 mijë e 654 votues për herë të parë. PS kërkon që KQZ të kërkojë falje? E kemi thënë të qartë sesi është situata, nuk e di çfarë nevoje ka për të thënë më shumë sesa kemi thënë. Nëse dikush do ta tërheqë KQZ në një debat joproduktiv, ne nuk kemi pse ta bëjmë. Problematika ekziston, patjetër që ne themi që e marrim përgjegjësinë vetë. Edhe ndjesën e kemi kërkuar, edhe çfarë do të duhej të ishte bërë ndryshe nga sa është bërë.

TRENDING

Exit mobile version